Arabia Saudite ekzekuton sheikun, iranianët i vënë flakën konsullatës në qytetin Mashad

Publikuar tek: bota, më 19:05 02-01-2016 Arabia Saudite ekzekuton sheikun, iranianët i vënë flakën konsullatës në qytetin Mashad Konsullata e Arabise Saudite ne Mashad, e vene ne flake pas ekzekutimit te Sheikut Nimr Al-Nimr

Arabia Saudite ka ekzekutuar liderin prominent Shia, Sheikun Nimr al-Nimr, bën të ditur ministria e brendshme. Ai ishte ndërmjet 47 personave që u dënuan me vdekje pasi u akuzuan për terrorizëm, thuhet në një njoftim për shtyp.

Sheiku Nimr ishte zëri mbështetës i protestave antiqeveritare që shpëthyen në provincën lindore në 2011, ku maxhoranca shia ishte në fazën e margjinalizimit. Irani, tha se Arabia Saudite do të paguajë një çmim të lartë për ekzekutimin. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme tha se Riadi mbështet terroristët.

nimr

Dhe ajo që pritej pas këtij ekzekutimi ndodhi. Në orët e pasdites, Konsullata e Arabisë Saudite në qytetin Mashad, është vënë në flakë nga protestuesit iranianë. Ngjarja vazhdon të ndodhë edhe gjatë këtyre momenteve, ku numri I protestuesve vazhdon të rritet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03303599357605
array(1) { ["section"]=> string(92) "arabia-saudite-ekzekuton-sheikun-iranianet-i-vene-flaken-konsullates-ne-qytetin-mashad-29018" }