Olti Curri është ndër blogerët më të famshëm në Shqipëri, e padyshim mjaft i përfshirë në kauzat sociale.
Jo pak herë Olti ironizon personazhe të famshëm për deklaratat e tyre, ndërsa së fundmi është “kapur” me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Ngjarja ka marrë spunto nga një deklaratë e Ahmetaj ku thuhej se do të hapen 38 mijë vende pune dhe do të shtohen 10 mijë biznese të reja.
“Arben Ahmetaj i bashkohet stafit të humoristëve të Portokalli... Humoristi fitoi audicionin me barsaletën: “38 mijë vende të reja pune dhe 10 mijë biznese më shumë...”, shkruan Olti si përshkrim të fotos së postuar në Insastory.