Arben Ahmetaj me kredi 100 mijë euro, ja pasuria e bashkëshortes dhe fëmijëve

Publikuar tek: politike, më 08:43 27-04-2016 Arben Ahmetaj me kredi 100 mijë euro, ja pasuria e bashkëshortes dhe fëmijëve

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar 1,541,554 lekë të ardhura nga posti si ministër dhe shpërblimet ndërsa pasuria e tij është shtuar me 46,200 lekë nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe 92,400 lekë nga pjesëmarrja në Komisionin e ndihmës Shtetërore.

Llogaria personale Arben Ahmetaj në monedhën euro është pakësuar me 2,577 euro si dhe një tjetër është shtuar në vlerën 1,453 euro. Llogari e përbashkët e bashkëshortëve është pakësuar me 75,482 euro pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bono thesari.

Sipas deklaratës së bashkëshortes, Albina Mancka, të ardhurat e saj janë shtuar nga paga me shumën e 5,393 258 lekëve, nga qiradhënia e ambienteve tek ‘Samos Tower’ me 10,200 euro si dhe nga qiraja e ambienteve tek ‘Tobourg’ me vlerën 12,000 euro.

Për 2015-ën Ahmetaj ka shlyer 11,811 euro nga kredia e vitit 2006 me vlerë kredie 100,000 euro. Gjithashtu ai ka shlyer 3,861 euro kredi të marrë në vitin 2009 me vlerë 24,111 euro, ku kanë mbetur edhe 2,630 euro.  Një tjetër kredi e shlyer është dhe ajo me 3,009 euro një hua leasing për makinë, mbetur pa shlyer deri më 31 dhjetor 2015 vlera prej 2,747 euro.

Në llogarinë e ministrit janë shtuar 974,301 lekë. Ka një tjetër llogari me 78 dollarë gjendje. një llogari në dollarë. Gjendje në minus 2,658 euro llogaria e lidhur me kartën AMEX. Pakësuar 35,780 lekë llogaria e pagës. Zonja Mancka ka shtuar llogari në euro me shumën e 284 euro. Llogaria në lek është shtuar me 431,989 lekë. Llogari në lek për prepaid card 10,000 lekë. Llogari plan pensioni kursimi nga banka shtuar me 913,684 lekë dhe totali datë 31 dhjetor 2,254,596 lekë. Ndërkohë që janë shtuar edhe dy llogaritë e fëmijëve përkatësisht një 30,027 euro dhe tjetra 40,036 euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është pasuria e ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe bashkëshortes së tij
Arta Dade "flirt politik" me Ilir Metën pas "divorcit" me Edi Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.029448986053467
array(1) { ["section"]=> string(82) "arben-ahmetaj-me-kredi-100-mije-euro-ja-pasuria-e-bashkeshortes-dhe-femijeve-38806" }