Arben Cici nxjerr librin: Pse Zogu zgjodhi Italinë

Publikuar tek: kulture-art, më 20:10 20-01-2015 Arben Cici nxjerr librin:  Pse Zogu zgjodhi Italinë

Diplomati Arben Cici vjen për lexuesin si një historian duke analizuar në thellësi, me ndihmën e arkivave të kohës, shqiptare dhe italiane, me librin “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934”. Libri, botim UET-Press, u promovua dje në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës, ku ishin prezentë dhe ish ministrat e Jashtëm, Arta Dade dhe Paskal Milo, ish-kryetari i Kuvendit, Pëllumb Xhufi, diplomatë, historianë dhe akademikë të Historisë e Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ky libër ka çfarë tu thotë nga pak të gjithëve,  studiuesve të historisë dhe diplomacisë, por dhe gazetarëve që shuajnë kureshtjen e lexuesve me histori të dala nga arkivat, që ku libër i ka me shumicë.  

Kritikët e këtij libri, historianët Valentina Duka dhe Pëllumb Xhufi,  e vlerësuan librin pikërisht për këtë aspekt, dokumentet dhe dëshmitë që ai sjell për këtë periudhë historike, duke e nxitur autorin Cici që të shkruante për vazhdimësinë e marrëdhënieve italo-shqiptare dhe në periudha të tjera.

Autori nxiton të theksojë se ai nuk kishte për qëllim të ndryshonte apo rishkruante historinë, thjesht kërkonte të sillte kontributin e tij për këtë periudhë. “Ky libër nuk ka për qëllim të ndryshojë apo të rishkruajë historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, por të sjellë fakte dhe ngjarje që deri më sot nuk janë thënë dhe nuk janë shkruar. Qëllimi im ishte sjellja e një kontributi duke pretenduar të ndriçoj një copëz shumë të vogël, po shumë interesante të marrëdhënieve shqiptare me Italinë, një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, për Ballkanin dhe vetë Europën”, tha diplomati Cici gjatë promovimit.

Sipas tij ende nuk është shterur historia e këtyre marrëdhënieve, kanë qënë të rëndësishme dhe shumë komplekse  dhe mbeten të tilla dhe sot. “Megjithë ndryshimet e jashtëzakonshme globale marrëdhëniet me Italinë do të jenë po aq të rëndësishme dhe nesër si për Shqipërinë dhe për Italinë”, tha ai.

“Prirjet e marrëdhënieve të dy vendeve mund të jenë historike, politike, ekonomike, ushtarake, fetare edhe kulturore dhe marrëdhëniet italo -shqiptare të këtyre viteve dallgëzojnë të gjitha këto prirje e interesa që unë jam përpjekur ti sjell ose ti nxjerr në dritë në libër”.

Autori thekson se kjo periudhë përkon dhe me kohën kur Shqipëria po tentonte të krijonte pavarësinë e saj. “Periudha u takon dhe përpjekjeve dhe kulisave diplomatike nga ana e Shqipërisë të një politike të brendshme dhe të jashtme të pavarur dhe nga ana tjetë përpjekjet e Italisë për realizimin e një protektoriati politik, ekonomik dhe ushtarak në Shqipëri dhe më vonë shfrytëzimin e këtij protektoriati”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbyllet BunkArt, u harxhuan për të 150 mijë euro
Sajmir Pirgu, koncert në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.029393911361694
array(1) { ["section"]=> string(54) "arben-cici-nxjerr-librin-pse-zogu-zgjodhi-italine-1066" }