“Arben Frroku është arrestuar në Hollandë por policia shqiptare nuk vepron”

Publikuar tek: politike, më 22:07 26-04-2016 “Arben Frroku është arrestuar në Hollandë por policia shqiptare nuk vepron”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë bombë gjatë emisionit “Studio e Hapur” përballë gazetares Eni Vasili, duke thënë se Arben Froku, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, është arrestuar në Hollandë, por policia shqiptare nuk dërgon të dhëna për verifikime të nevojshme.

“...dhe Saje qorri nuk çon të dhëna sepse duhet që Arben Frroku, të cilin e nisi Edi Rama, të cilin edhe kur e ndaluan në kufi midis Kroacisë dhe Malit të Zi e liroi tha ‘është i rregullt shumë ky’, ka frikë se i vjen këtu dhe i nxjerr të gjitha gjërat. Arben Frroku thuhet se është i ndaluar në Hollandë. Unë kam këtë informacion por Prokurori i Përgjithshëm me Prokurorin e Përgjithshëm në Hollandë edhe mund të marrin informacionin e duhur, ndonëse këto janë informacione që shkëmbehen midis Ministrive të Rendit”, ka thënë Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ironia e Ramës në Sky News: Një ditë miliarda shqiptarë do fluturojnë dhe do pushtojnë Britaninë
Gratë zihen për stadiumin, Zhupa: Do e modernizosh si Doganat. Spiropali: Je vetëm një zëdhënëse »
Article Logic
Execution time: 0.023380994796753
array(1) { ["section"]=> string(79) "arben-frroku-eshte-arrestuar-ne-hollande-por-policia-shqiptare-nuk-vepron-38778" }