Arben Llalla: Paturpësi e himariotëve, vijnë nga SHBA për të mbështetur Fredi Belerin

Publikuar tek: politike, më 18:44 19-06-2015 Arben Llalla: Paturpësi e himariotëve, vijnë nga SHBA për të mbështetur Fredi Belerin

Historiani Arben Llalla e ka quajtur një paturpësi ardhjen e himariotëve nga Shtetet e Bashkuara për të mbështetur kandidatin e PBDNJ, Fredi Beleri, një person i arrestuar për ngjarjen e rëndë të Peshkëpisë në vitin 1994, ku mbetën të vrarë nga dora e komandove ekstremiste greke, dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Paturpësia më e madhe e himariotasve që jetojnë në SHBA, kanë ardhur apostafat për të ndihmuar Fredi Belerin. Dje at Kosma Karavela bashkë me Petro Gjikurin kanë takuar ambasadorin amerikan që të shikoj pak fitoren e Fredit Belerit sepse është burrë për së…mbari…Turp”, shkruan Arben Llalla.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka zgjedhur si kandidat për Bashkinë e Himarës, një person të arrestuar dhe të dënuar më parë. Bëhet fjalë për Fredi Belerin, emri i të cilit lidhet me disa ngjarje, një prej tyre ka të bëjë me dhunimin e simboleve kombëtare. Së pari, ai është arrestuar nga policia greke në lidhje me organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër. Ky sulm terrorist i mbetur në tentativë, ishte i dyti pas sulmit të organizuar në po atë vit nga organizata terroriste greke “MAVI”, e cila vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

Kandidati i PBDNJ, Beleri, nuk është mbështetur as nga qeveria greke. Me anë të një note zyrtare, ajo ka deklaruar se distacohet nga Fredi Beleri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Familja e Ziver Veizit i telefonon Albert Çacit: PS na harroi
PDIU: Zgjedhjet në jug të vendit po krijojnë përplasje etnike dhe fetare, shkak ndërhyrja e segmenteve shtetërore greke »
Article Logic
Execution time: 0.02518892288208
array(1) { ["section"]=> string(89) "arben-llalla-paturpesi-e-himarioteve-vijne-nga-shba-per-te-mbeshtetur-fredi-belerin-14035" }