Arben Malaj shpjegon thjesht dhe shkurt lidhjen mes dështimit në ekonomi dhe atij në partitë politike

Publikuar tek: politike, më 19:03 09-03-2016 Arben Malaj shpjegon thjesht dhe shkurt lidhjen mes dështimit në ekonomi dhe atij në partitë politike

Dita e sotme ka qenë e ngjeshur me deklaratat që vinin nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste, për shkak se kjo parti zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, dikur figurë qëndrore në PS, ka shpejguar thjeshtë dhe shkurt lidhjen mes dështimit në ekonomi dhe mosfunskionimit të partive politike.

Sipas Malajt, ekonomia dhe politika janë shkenca shoqërore prandaj ndërveprimi midis tyre është i fortë. Malaj thekson se “në analizat shkak-pasojë në lidhjet midis ekonomisë dhe politikës konkludohet se në rrënjët e mos sukseseve apo dështimeve ekonomike gjenden përkeqësimet në funksionimin e institucioneve politike.”

Reagimi i Arben Malaj:

Zhvilllmet aktuale politike dhe ekonomike vërtetojnë se vendi ynë, po përballet me risqet në rritje të deflacionit në ekonomi dhe të inflacionit në politikë.

Ndërsa deflacioni në ekonomi ul shitjet dhe rrezikon rënien e ekonomisë, rritja e inflacionit në politikë zhvleftëson "fuqinë përzgjedhëse" të votës.

Kjo nënkupton që me më shume vota përfiton me pak "mallra dhe shërbime politike", ose "blen" produkte politike të një cilësie më të dobët.

Ekonomia dhe politika janë shkenca shoqërore prandaj ndërveprimi midis tyre është i fortë.

Deflacion nëpërmjet impakteve negative social-ekonomike ushqen inflacionin politik, i cili zhvleftëson institucionet politike, duke i bërë me populiste dhe jo demokratike.

Ndërsa inflaciioni politik nëpërmjet përkeqësimit të cilësisë së produktit politik ushqen, rrit dhe zgjat kostot e dështimeve ekonomike.

Në analizat shkak - pasojë në lidhjet midis ekonomisë dhe politikës konkludohet se në rrënjët e mos sukseseve apo dështimeve ekonomike gjenden përkeqësimet në funksionim e institucioneve politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrja Ekonomi në Berlin, bashkë me stafin prezanton Shqipërinë në Panairin e Turizmit
"Të rrojë Partia! Këta janë çmend të gjithë…", shpërthen Jozefina Topalli »
Article Logic
Execution time: 0.27192401885986
array(1) { ["section"]=> string(107) "arben-malaj-shpjegon-thjesht-dhe-shkurt-lidhjen-mes-deshtimit-ne-ekonomi-dhe-atij-ne-partite-politike-34676" }