Arben Meksi fiton Çmimin Ndërkombëtar për karikaturën

Publikuar tek: kulture-art, më 20:29 19-06-2018 Arben Meksi fiton Çmimin Ndërkombëtar për karikaturën

Në një konkurs ndërkombëtar me rret 348 pjesëmarrës nga 64 vende, karikaturisti shqiptar Arben Meksi është vlerësuar me Çmimin special.

Ky konkurs trajtonte temën e ruajtjes së paqes në botë, e shprehur përmes simbolit të pemës së ullirit. Ideja që ka paraqitur autori në këtë punim, janë pemët e prera të ullirit dhe pëllumbi, i cili fluturon sipër tyre me folenë e lidhur pas trupit duke mbajtur në sqep degën e ullirit, duke shpëtuar kështu simbolin e paqes.

Karikatura u vlerësua, jo vetëm për mesazhin që përcillte, por edhe për paraqitjen grafike të saj. Punimet e paraqitura në këtë konkurs, u vlerësuan nga një juri ndërkombëtare. Fituesit që u nderuan me çmim, do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së tyre.

Organizatorët e këtij konkursi, ditën e dhënies së çmimeve së bashku me punët e ekspozuara, do të shpërndajnë dhe katalogun me punimet më të zgjedhura nga ky aktivitet.  Karikaturisti vlonjat ka marrë disa çmime ndërkombëtare dhe është nga të paktët karikaturistë që përfaqësojnë vendin tonë në këtë gjini të artit tonë pamor.

sdfewrg34gwerg4g34g.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teatri Kombëtar, Bojaxhi: 80 vite më parë monumentet ndërtoheshin me kontributin e qytetarëve, sot qeveria thërret klientët e tenderave
»
Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369
array(1) { ["section"]=> string(60) "arben-meksi-fiton-cmimin-nderkombetar-per-karikaturen-125035" }