Arben Ndoka, nga babai i lumtur i dy djemve binjakë në gusht, sërish në pranga. Historia nga rrahja e Strazimirit në Kuvend, tek vrasja e vëllait

Publikuar tek: barometri, më 08:20 22-10-2018 Arben Ndoka, nga babai i lumtur i dy djemve binjakë në gusht, sërish në pranga. Historia nga rrahja e Strazimirit në Kuvend, tek vrasja e vëllait

Vetëm dy muaj më parë, Arben Ndoka, ish-deputeti socialist që u vu në pranga pak orë më parë, u bë babai i dy djemve binjakë.

 

Një lajm që nuk është bërë publik në media, ndërkohë që për familjen Ndoka, sidomos pas vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka vitin e kaluar, ishte një ogur i mirë.

Binjakët, vinin pas tre vajzave të Arben Ndokës, duke e kthyer familjen e tij në një familje të madhe me plot pesë anëtarë, raporton newsbomb.al. 

Por historia e tij politike ka qenë shumë e trazuar. U vu në qendër të akuzave të opozitës dhe ndërkombëtarëve dhe u bë subjekt i ligjit për Dekriminalizimin e Kuvendit.

Pas akuzave të shumta për të kaluarën e tij, Arben Ndoka, dha dorëheqjen si deputet në shtator të vitit 2015, me një letër publike për grupin e tij parlamentar.
Historia e tij parlamentare la jo pak gjurmë.

Në korrik të vitit 2014, pas një debati brenda sallës së parlamentit, por që vazhdoi dhe jashtë ambienteve, kamerat e sigurisë së korridoreve kishin fiksuar pamjen kur deputeti Arben Ndoka në atë kohë, qëlloi me grusht deputetin e opozitës Gent Strazimiri.

Ngjarja shkaktoi bujë në sallën e Kuvendit dhe opozita vazhdoi e ndoqi këtë çështje edhe shumë kohë më pas, duke e cuar edhe në gjykatë, por që nuk pati pasoja për ish-deputetin.

Në shtator 2015, pas presioneve të shumta të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar për të kaluarën e tij, Ndoka, me një letër të hapur publike, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të PS. Ai ishte dënuar me 7 vjet burg në Itali, por në letër sqaroi të vërtetën për vajzën dhe policin italian që sipas tij i kishin ngritur kurth, raporton newsbomb.al.

Në dhjetor 2017, një tragjedi pasoi ngjarjet për familjen Ndoka në Lezhë. Vëllai i ish-deputetit Aleksandër Ndoka 48 vjec u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në mbrëmje duke hyrë në shtëpi, në lagjen “Kodër Marlekaj”, në orën 04.00 të mëngjesit të 9 dhjetorit.

Ndërkohë, edhe sot e kësaj dite, vrasja e Aleksandër Ndokës nuk është zbardhur, edhe pse ai ishte funksionar i këshillit të PS.

E pas gjithë këtyre ngjarjeve, një gëzim erdhi për familjen Ndoka vetëm dy muaj më parë. Gjatë muajit Gusht, pas tre vajzave, ish-deputeti Arben Ndoka, u bë babai i dy djemve binjakë.

Tashmë do të gjykohet nga krimet e rënda për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028154134750366
array(1) { ["section"]=> string(148) "arben-ndoka-nga-babai-i-lumtur-i-dy-djemve-binjake-ne-gusht-serish-ne-pranga-historia-nga-rrahja-e-strazimirit-ne-kuvend-tek-vrasja-e-vellait-138642" }