Arben Ndoka për vëllain e vrarë: Rrugëtimi i tij u pre nga ligësitë e natës

Publikuar tek: barometri, më 08:24 11-12-2017 Arben Ndoka për vëllain e vrarë: Rrugëtimi i tij u pre nga ligësitë e natës

Reagon për herë të parë Arben Ndoka, ish-deputeti i PS, vëllai i të cilit u ekzekutua mëngjesin e ditës së djeshme me 14 plumba kallashnikovi në makinën e tij, pranë banesës në Lezhë.

Përmes një statusi në facebook, Arben Ndoka i ka dedikuar vëllait të ndjerë fjalë prekëse, për të cilin thotë se ka patur një jetë të vështirë që në fëmijëri.

“Vellai im i ndjere, ka kaluar nje jete me sfida e vuatje qe ne moshe te mitur. 16 vjeç nisi punen tek ferma e Torovices, pastaj tek Fabrika e tullave, nje pune e rende per moshen, por fale kurajos dhe forces se tij nuk ndalej para asgjeje. Me vone punoi ne ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin pune te thjeshta, por ai kurre nuk pertoi. Nderkohe ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie per te qene sa me i realizuar ne karriere, duke punuar per 17 vite ne Policine Ndertimore ( INUK), pastaj u be anetar i keshillit bashkiak, duke qene jo vetem aktiv politikisht, por njekohesisht i ndjeshem ndaj problemeve te cdokujt qe i paraqitej ne zyre apo ambjente te tjera. Ishte njeri i dashur per te gjithe, i suksesshem ne karriere dhe biznes, e aq shume energji jepte per njerezit dite dhe nate.
Gjate gjithe rrugetimit te jetes se tij me ka bere krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat qe i kane hije nje burri. Punoi me djerse dhe krijoi gjithcka me mund dhe sakrifice. Ky rrugetim u pre shum shpejt nga ligesite qe mbulohen nga erresira e nates. La pas shume njerez qe vajtojne per te, sidomos familja e tij. 
Qofsh i parajses Vellai im i dashur!”, shkruan ish-deputeti socialist. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027444124221802
array(1) { ["section"]=> string(81) "arben-ndoka-per-vellain-e-vrare-rrugetimi-i-tij-u-pre-nga-ligesite-e-nates-102633" }