Arben Noka deputeti i PS, që kujtohet për videon e Metës në 2007. Mban anën e Doshit?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:14 17-03-2015 Arben Noka deputeti i PS, që kujtohet për videon e Metës në 2007. Mban anën e Doshit? Profili i Arben Nokes ne facebook

Arben Noka, deputet i kuvendit në qarkun e Lezhës që përfaqëson Partinë Socialiste, ka gjetur një mënyrë ndryshe për të “shprehur” ndoshta mbështetjen e tij për ish deputetin e PS, Tom Doshi. Mbrëmjen e djeshme, ai ka postuar në faqen e tij në facebook, një video të 28 korrikut 2007 në Kuvendin e Shqipërisë. Eshtë pikërisht koha kur LSI luftonte për anëtarin e shtatë të KQZ, të cilin, as PS e as PD nuk po ia jepnin kësaj force politike. 

Noka në atë kohë nuk ka qenë deputet, por videon e ka postuar dje në rrjetet sociale. Rebelimi i deputetëve të LSI, ishte pika kulmore e asaj seance.

Sot, publikimi i kësaj video nxjerr një përfundim tjetër. Vetë Ilir Meta është shprehur se një ndër gjërat që do ç’bënte ishte ai lloj rebelimi. Arben Noka e poston videon sot për të kujtuar pikërisht këtë episod për Metën dhe rebelimin e tij. Ndërkohë, ai është deputet i Lezhës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishin të qarta dhe të dukshme konfliktet mes tij dhe Monika Kryemadhit në qarkun e Lezhës.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019419193267822
array(1) { ["section"]=> string(87) "arben-noka-deputeti-i-ps-qe-kujtohet-per-videon-e-metes-ne-2007-mban-anen-e-doshit-6121" }