Arben Tafaj: Vizioni im, drejtësi publike për qytetarët

Publikuar tek: politike, më 07:32 20-04-2015 Arben Tafaj: Vizioni im, drejtësi publike për qytetarët Arben Tafaj

Arben Tafaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës thotë se ka hyrë për dy arsye në garë për bashkinë: për shkak të rezultatit të tij në Minibashkinë Nr.8 dhe mbështetjes së qytetarëve si dhe për shkak të eksperiencës 12-vjeçare si administrator.

“Vizioni im është drejtësi publike për qytetarët. Ajo çka i mungon në themel këtij qyteti. Ajo që u mungon qytetarëve të Tiranës. Kjo është diviza ime. Kjo është motoja, për të cilën i kam hyrë drejtimit të këtij qyteti’’, thotë kandidati Tafaj, duke shtuar se ka mbështetjen e shoqatës ‘’Tirana’’, të disa grupeve të shoqërisë civile dhe të mijëra qytetarëve që po firmosin formularët.

‘’Dhe kam kartën time individuale të integritetit tim moral, figurën time që nuk ka kosto politike, pasi nuk kam premtime të pambajtura.”, thekson Tafaj për gazetën ‘’Panorama’’.

I pyetur për çarjen e votave të PD-së, Tafaj thotë se është efekt anësor i papërfillshëm. “Përpara se të kalojmë në kalkulime elektorale, unë do të thosha se në radhë të parë duhet të jemi të qartë kujt kemi dalë t’i shërbejmë. Unë kam dalë t’u shërbej qytetarëve të Tiranës me vizionin tim se si do të drejtohet Tirana. Për efekte anësore apo për interpretime të kësaj natyre çahen votat e kësaj apo çahen votat e asaj, për mua janë absolutisht të papërfillshme’’, shprehet Tafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Funerali i Rilindjes, me krenaristë e kanabistë
Basha prezanton nga Vau i Dejës kandidatin demokrat Zef Hila »
Article Logic
Execution time: 0.004065990447998
array(1) { ["section"]=> string(58) "arben-tafaj-vizioni-im-drejtesi-publike-per-qytetaret-9207" }