"Arbër Çekaj, peshk i madh", Ambasada e SHBA reagon për arrestimin e e biznesmenit në Gjermani: Bravo Albania!

Publikuar tek: barometri, më 08:14 05-05-2018

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për arrestimin e biznesmenit Arbër Çekaj, i dyshuar si porositësi i 613 kilogram kokainë në një konteiner me banane.

Me anë të një karikature në faqen zyrtare në Facebook, ambasada përgëzon Gjermaninë dhe Shqipërinë për arrestimin e tij “Bravo Germany! Bravo Albania!”, shkruan ambasada e SHBA.

Ndërsa në karikaturë shihet një karrem që ka zënë një gjysmë peshk, gjysmë banane, duke iu referuar shprehjes së famshme të Donald Lu, “Peshku i Madh” dhe bananeve ku ishte fshehur sasia e madhe e kokainës që u kap në Maminas të Durrësit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031705856323242
array(1) { ["section"]=> string(111) "arber-cekaj-peshk-i-madh-ambasada-e-shba-reagon-per-arrestimin-e-e-biznesmenit-ne-gjermani-bravo-albania-119541" }