Arbër Çepani: “Do doja të protestoja me gjithë shpirt në shesh”. Por ja çfarë e pengon megjithë “dëshirën e madhe”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:02 08-12-2015 Arbër Çepani: “Do doja të protestoja me gjithë shpirt në shesh”. Por ja çfarë e pengon megjithë “dëshirën e madhe”

Aktivisti i shoqërisë civile Arbër Çepani në një reagim në rrjetin social thotë se do donte të ishte në shesh sot, me protestuesit për të “uluritur kundër kësaj qeverie që vrau shpresat e fundit të 1 milion shqiptarëve”. Por arsyeja se pse Çepani nuk është sot në shesh është fakti që kjo protestë ka natyrë politike, pra udhëhiqet nga PD.

“Sot do doja te protestoja me gjithe shpirt dhe te isha në shesh duke uluritur kundër kësaj qeverie që vrau shpresat e fundit të 1 milion shqiptarëve! Kjo qeveri po kthehet në një ankth kolektiv për nga paaftësia korruptive dhe arroganca për mënyrën e drejtimit! Por pas 25 vitesh që parti të majta e djathta kanë konkurruar vetëm nga sasia sesa e kan vjedhur dhe dhunuar këtë vend sot nuk do dal në një protestë që udhehiqet nga një parti politike me gjithë deshirën e madhe! Nuk dua të protestoj që të hiqet një prift e të vihet një hoxhë, dua të protestoj përkrahë qytetarëve të lire apartiak që të zhduket dhe hoxha dhe prifti! Sot Shqipëria ka nevojë për njeë detoks të thellëfigurash dhe idesh dhe këtë s'mund ta sjellin të njejtët aktore të melodramës së fundit 25 vjecare që thjesht alternojnë pushtetet”, shkruan Çepani!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020936965942383
array(1) { ["section"]=> string(114) "arber-cepani-do-doja-te-protestoja-me-gjithe-shpirt-ne-shesh-por-ja-cfare-e-pengon-megjithe-deshiren-e-madhe-27233" }