"Arditi jep shpirt, unë të lagi me shapmanjë"

Publikuar tek: aktualitet, më 20:16 19-10-2016

Gazetari Bledi Mane ka reaguar për vdekjen e 17 vjeçarit  që humbi jetën në Sharrë.  Ai bën përgjegjës partinë, bashkinë e qeverinë për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Në kohën kur Arditi dergjej i vdekur në Landfillin e Sharrës, gazetari duke përfshirë dhe veten, politikanët e qeveritarët shqiptarë pushonin nëpër bregdete duke shijuar orët e duke bërë selfie.

“Arditin e vrau partia, e vrau bashkia, e vrau qeveria. Na duhet vdekja e këtij të vobekti se nuk kemi sulm tjeter pervers këto kohë. Harruam që kazanët e plehrave, rrugët e qyteteve, qoshet e lagjeve janë plot e përplot këto 26 vjet me fëmijë jugore e veriorë, me fëmije me ngjyrë e pa pigmente, me fëmije të braktisur dhe brekëgrisur”, -shkruan Mane.

Postimi i plotë i Bledi Manes:

Të dielen e 7 gushtit kur qielli i mesnates nxinte nga yje të vobektë, ne argetoheshim si te çmendur atje poshtë në diskotekat e Dhërmiut. Muzikë, alkool, pjeshka që spërdridheshin, shtellunga hashashi, cica dhe bythë të rrumbullakosura, pjatanca me viza kokaine, naçu me tatuazhe, flirtime.

 Nje moment erresiren perverse e çau si rrufete nje klithme femije qe renkoi me shpirt dhe Dj ndaloi muziken. Altoporlantet e diskotekave te Jugut heshten dhe oshetima e nje brenge u rrotullua ci cunam neper tavolina, gota koktejlesh, kercime te cmendura dhe u largua e u tret mes dallgeve te zeza te detit ngjyre blu.

Te dehur e te droguar te gjithe nuk pyeten cfare ishte ajo klithme ndihme dhe Dj nuk pertoi. Vazhdoi muziken dhe bashke me muziken vazhdoi edhe argetimi i shthurrur. Mes berllogut te plehrave te Sharres ne Tirane nje fadrome kishte ndaluar siper trupit te nje njomezaku 17 vjecar dhe ia shtypte me radhe kembet, krahet, gjoksin...
Argetimi ne Jug vazhdonte, dhembja ne Sharre shteroi.


Mengjesi i dites tjeter na gjeti buze detit shtrire ne shenzlloget e shtrenjte, mengjesi i dites tjeter e gjeti Arditin shtrire mes plehrave. Ne vazhdonim te argetoheshim me shkuma party ndersa mes plehrave te Sharres se Tiranes degjoheshin vetem lehjet e qenve dhe nje zile e mbytur celulari.

Ne poshte ne Jug pozonim e mburreshim me selfie-t e celulareve tane, ndersa nje tjeter celular i ngjeshur mes gjoksit te Arditit tringellonte pa fund. Ne bertisnim nga lumturia, Arditi nuk fliste. Ne klithnim nga shthurrja, Arditi lengonte i mbytur ne gjak. Telefonat tane nuk rreshtin nga fotot dhe mesazhet mburravece, telefoni i Arditit nuk rreshtte nga thirrjet e nenes, babait, vellait, xhaxhait, shokeve. 


-Ku jeni?-na pyesnin ne. Ne Dhermi, ne Himare, ne Sarande, ne Korfuz...
-Ku je Ardit?-pyesnin familjaret e ndersa Arditi jepte shpirt degjohej vetem tik-taku i zemres se tij tek u jepte lamtumire familjareve, qytetit, plehrave, botes, ajrit.
Vdiq Arditi o njerez, nje adoleshent qe shkonte ne shkolle dhe punonte per te pastruar plehrat tona. 
Arditi?
Maloku tropojan?
Maloku pabuks?
Maloku pleraxhi?
Maloku koketrashe?
Maloku zhuls?
Cfare pune kemi ne me malokun e vogel. Ai nuk e dinte ku binte Blloku, ai nuk ishte gangster i bandave te Stresit apo Noizyt. Ai nuk kishte makina te shtrenjta. Ai nuk kishte lindur e jo me te bente vrasje ne Tropojen e 1997-es. Ai nuk votonte se ishte i vogel. Ai punonte te plehrat e Sharres dhe nuk kishte as leke, as shoqni bobash, as leke, as hashash, nuk kishte cuar kurva dhe droge ne Belgjike. Arditi nuk ishte si ne, ishte qytetar i dores se dyte te nje shoqerie te ndyte.
Dhe keshtu mbaruan pushimet e cmendura te gushtit e ndersa ktheheshim ne Tirane degjuam qe edhe poltika i ishte kthyer avazit te vjeter. 
Arditin e vrau partia, e vrau bashkia, e vrau qeveria. Na duhet vdekja e ketij te vobekti se nuk kemi sulm tjeter pervers keto kohe. Harruam qe kazanet e plehrave, rruget e qyteteve, qoshet e lagjeve jane plot e perplot keto 26 vjet me femije jugore e veriore, me femije me ngjyre e pa pigmente, me femije te braktisur dhe brekegrisur. Jo,jo ne na duhet vdekja e Arditit. Na duhet kjo vdekje plot dhimbje per te sulmuar komshiun jo veten tone. Ne duam te lajme mutin me shurre dhe yrrysh ne sulm. 
Vdiq Arditi, maloku,pabuksi, pleraxhiu,zhulsi?
Jo,jo. Vdiq Arditi. Engjelli, i pafajshmi, punetori, hallexhiu, sakrifikuesi. Vdiq Arditi dhe o burra mos te sherojme plagen sociale por ta fshehim. E fashojme dhe tek dalin ne siperfaqe njollat e gjaku si gjithmone atakojme kundershatrin. Vdiq Arditi dhe kjo vdekje na duhet mot ne fushaten elektorale te sulmojme partine, bashkine, qeverine. Vdiq Arditi dhe harrojme se fadroma qe ia shtypi gjymtyret, koken, gjoksin, shpirtin, endrrat, jeten nuk kishte vetem nje shofer. Ajo fadrome te kishte dhe ty shofer, me kishte mua, kishte ata, ishte fadrome me shume timonë.

Ne nuk kemi nevoje per patente e licence te vozisim fadromat e vdekjes. Ne kemi ligesine perverse brenda vetes qe edhe vdekjen e tjetersojme sipas rrethanave derisa nje dite fadroma do te na shtype me rradhe te gjitheve, te pasur e te varfer, jugore apo veriore, te majte e te djathte, kurva apo hipokrite, legena apo bandite.


Ardit une e di qe shpirti yt shume shpejt do ngjallet e do shetise bashke me ajrin e vjeshtes se Tiranes kudo ne qytetin tone. Por ti mos e bej kete gafe. Rri aty ne parajse ku te çoi Zoti pa hater e pa miqesi.

 Ne të duam të vdekur sepse kështu ia vlen. Po u ngjalle dhe të pamë rrugëve do fillojme avazin e vjeter: maloku, kokëtrashi, pleraxhiu. I vdekur ti je nje engjell. I gjallë je një djall or djal'!

Më shumë në këtë kategori: « Trafikonte 34 klandestinët në këmbim të 1700€, arrestohet transportuesi
Momenti i betimit të Blendi Klosit si Ministër i Mirëqënies Sociale (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.021392822265625
array(1) { ["section"]=> string(48) "arditi-jep-shpirt-une-te-lagi-me-shapmanje-56747" }