“Arena Kombëtare”, Berisha: Në stadium po ndërtohet edhe kulla e Olsi Ramës

Publikuar tek: politike, më 19:53 24-04-2016 “Arena Kombëtare”, Berisha: Në stadium po ndërtohet edhe kulla e Olsi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për stadiumin  e ri që do të ndërtohet. Ai shkruan se “Arena Kombëtare” është afera e fundit e korrupsionit të Edi dhe Olsi Ramës. Sipas Berishës, përveç stadiumit do të ndërtohet edhe kulla 25-katëshe e Olsi Ramës.

Postimi i plotë:

Kulla e Olsi Ramës dhe Arena Kombëtare e korrupsionit!

Të dashur miq, këto ditë, Edvin Kristaq Rama njoftoi shqiptarët për mega aferën e tij të fundit të korrupsionit vllazëror, kullën e Olsit (pra të veten) dhe Arenën Kombëtare të korrupsionit.

Kështu, në një koncesion korruptiv, ku në garë mori pjesë vetëm një kompani, pasi të tjerat nuk ishin në Shqipëri por kishin shkuar ne Zimbabve, Edi Rama njoftoi, gjithnjë krenarisht, vjedhjen e tij më të fundit. Ai njoftoi ndërtimin e Arenës Kombëtare, investim 50 milion euro, vepër e një arkitekti italian të dënuar për korrupsion nga drejtësia Italiane, pra i zgjedhur me kriterin baze ryshfet-marrjen, thuhet i peshkuar nga Bolino!

Arena Kombëtare e korrupsionit përveç stadiumit me 22 mijë vende, mjediseve normale për lojtarët dhe hapësirave të tjera tregtare, ka si mballome kullën 25-katëshe Olsi Rama, që do ndërtohet e tëra pa asnjë investim të Edit apo Olsit por në shpërblim të koncesionit të stadiumit, për të cilin Rama tha se shteti nuk do harxhojë asnjë qindarkë. Në të vërtetë, Rama dhe i vëllai, nuk do të shpenzojnë për kullën asnjë qindarke, kurse për stadiumin Federata Ndërkombetare e Futbollit i ka dhënë shtetit shqiptar 10 milionë euro. Federata Shqiptare e Futbollit, institucion po i shtetit shqiptar, do të japë 5 milion euro, vetë qeveria shqiptare ka dhënë 10 milion euro para te takspaguesëve , pra fiks 25 milion aq sa kushton stadiumi, jo me 22, por me 30 mijë vende.

Por të dashur miq, kjo është një mega vjedhje patriotike sepse do te quhet Arena Kombëtare dhe se po bëhet për ekipin kuq e zi, pra edhe në këtë rast kombëtar, dhe së treti, përsëri kombëtar sepse Olsi për dy muaj rresht ishte dronmeni i Beogradit!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas një jave të ngarkuar, Berisha vijon me “ritualin” e shëtitjes buzë detit
Akuzat e ish-kryeministrit, burrë e grua gazetarë i përgjigjen Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.017684936523438
array(1) { ["section"]=> string(77) "arena-kombetare-berisha-ne-stadium-po-ndertohet-edhe-kulla-e-olsi-rames-38567" }