'Arena Kombëtare' merr formë, dalin pamjet e stadiumit të ri

Publikuar tek: sport, më 20:13 20-08-2018 'Arena Kombëtare' merr formë, dalin pamjet e stadiumit të ri Forma përfundimtare e projektit të Arenës Kombëtare

Stadiumi i ri “Arena Kombëtare” po vijon të marr formë dita-ditës, me punimet që po ecin me ritëm tejet të lartë dhe brenda parashikimeve.

Së fundmi janë zbuluar dhe pamjet më të fundit të impiantit të ri nga brenda, ku duket qartë se tashmë kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet për ngritjen e tribunave si strukturë. Ndërkohë edhe puna për shtrehën metalike të stadiumit është drejt përfundimit.

Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit. Nga ana tjetër po vijon puna për instalimet elektrike dhe hidraulike në tribunën kryesore.

Më poshtë keni dhe pamjet më të fundit të punimeve.

stadiumi-2.jpegstadiumi-1.jpegstadiumi-6.jpegstadiumi-5.jpegstadiumi-4.jpegstadiumi-3.jpeg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus vazhdon merkaton, merr vendimin e rëndësishëm për Pjaniç
‘Boll me përralla korçare’, Dervishi reagon ashpër për dhunën në stadium: Masa ekzemplare për Skënderbeun »
Article Logic
Execution time: 0.022200107574463
array(1) { ["section"]=> string(64) "arena-kombetare-merr-forme-dalin-pamjet-e-stadiumit-te-ri-131686" }