'Arena Kombëtare' rrezikon të mos përfundojë, FSHF-ja jep njoftimin e papritur (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 17:42 03-11-2018 'Arena Kombëtare' rrezikon të mos përfundojë, FSHF-ja jep njoftimin e papritur (FOTO)

“Arena Kombëtare” rrezikon të mos përfundojë dhe të ndërpresë punimet.

Ky lajm është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare.

Njoftimi i FSHF-së:

“Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.

Gjithsesi FSHF do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016″, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern”!

arena.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hysaj bind Ançelottin, Napoli ‘presion’ Juventusit
Rezultati pikëllon portierin e Vllaznisë, skuadra i prish objektivin »
Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311
array(1) { ["section"]=> string(87) "arena-kombetare-rrezikon-te-mos-perfundoje-fshf-ja-jep-njoftimin-e-papritur-foto-140128" }