Argumentet e Fugës pse projektligji për Arsimin e Lartë duhet hedhur poshtë

Publikuar tek: politike, më 11:17 20-07-2015 Argumentet e Fugës pse projektligji për Arsimin e Lartë duhet hedhur poshtë Artan Fuga

Artan Fuga, akademik dhe shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, ka dhënë sot argumentet e tij pse nesër deputetët duhet të votojnë kundër projektligjit të Arsimit të Lartë që do t’u propozohet nga qeveria për miratim.  Kundërshtuar shpesh nga Fuga, me shkrim, takime në komision parlamentar, konferenca shtypi, por sot në ditën e fundit para votimit të nesërm, ai ka diskutuar në një tavolinë organizuar nga Lulzim Basha, që nga ana e tij premtoi se do e votojë kundër. Për Fugën problemi është normativ. Projektligji për të është antikushtetues, agjencitë që parashikohen janë antikushtetuese sepse kanë funksionin e Ministrisë së Arsimit, s’ka referim për vlerat e demokracisë dhe humanizmit, shkelet barazia qytetare për shkak të disnivelit ekonomik dhe censurohet kërkimi shkencor.

Argumentet e Fugës

“Për mua problemi është normativ sot. Nëse do ta kthejmë në një diskutim profesional, unë mendoj se nuk është as koha as vendi. Unë mendoj se na keni thirrur sot për ditën e nesërme. Problemi është në respekt të Kushtetutës, a jemi ne një shoqëri në demokraci, ku vendimet merren në formë autoritare?!

Kjo çarje  e madhe, nuk gjendet një pedagog , asistent apo i moshuar që të ketë shprehur mendimin pro këtij projektligji.

Kush janë më legjitimë, 140 deputetë për këtë çështje, apo qindra profesorë që merren me këtë?! Se nuk është ligj për pronat, ku pronarët mund t’i fitojnë pronat po s’janë specialistë, këtu është tjetër gjë.

Të gjykonim aspektin normativ. Nuk ka rrugë tjetër, veçse të krahahsohet me një tjetër normë më të lartë. Gjithë qëndrimi sot i ka munguar diskutimit politik.

1.Çfarë janë këto agjenci, ose juridiko-administritative, të emëruara nga Ministria, ato janë drejtori pra nuk ka nevojë të vendosen në ligj, ose janë agjenci të pavarura që nëse marrin funksionin e ministrisë, bien në kundërshtim me Kushtetutën. Unë mund të jem gabim, e hedh për diskutim këtë pyetje, për të bashkëpunuar me të gjithë. Cili është ky status i agjencive? S’kanë identitet juridik, kanë identitet të turbullt juridik.

S’ka referim për vlerat e demokracisë dhe humanizmit.

2.Thuhet për respektrimin e Laiciteti, dhe flitet vetëm për simbolet fetare, më vjen keq po unë jap lëndën e Komunikimit Mdërkulturor, më vjen keq, po s’ka ku të shkojë më keq që të katandiset vetëm se simbolet.

3.Jam përpjekur të shpjegoj të drejtën pozitive dhe negative. E pamundur. E drejta demokratike është një e drejtë negative. Dikasteri përpunon një kornizë vlerash dhe normash, por nuk hyn më tutje, se po përcaktoi edhe përmbajtjen….duke kaluar te e drejta pozitive. Jam përpjekur ta them, po më kanë thënë, “ç’do të thotë kjo, shumë mirë është pozitive’’. Kur shkon dhe thua se programi ka ndryshim me 20%, duhet të marrësh leje në ministri. Dikush më thotë kështu është edhe tani. PSe ju mendoni se unë jam dakord me këtë që është tani?!

4.Projektligji është shkelje e Kushtetutës.

5.Thuhet se autonominë e kemi se drejtuesit e universiteteve do kenë si komisarët e 1917 që dërgonte Lenini në hekurudha dhe fronte, të deleguar direkt dhe të pashkarkueshëm nga asnjë për vendimarrjen. A mundet që një funksion juridik të ndryshohet gjatë një mandati në funksion të situatës. Kur ke 50% financim, pjesmarrja ndryshon, çdo të thotë kjo?

6.Jam dakord me hapjen e Universitetit Publik. Por privati të japë kontribut financiar dhe ta bëjë atë të jetë pjesë e agjencisë, këtu ngatërrohet financieri, investuesi dhe pjesëmarrësi në aksion. Po s’qe autonomia që legjitimon organet zgjedhëse, pastaj autonomia financiare nuk ekziston.

7.Thuhet që shteti kontrollon cilësinë. Pyetja ime është shteti apo qeveria? Nëse kontrollohen nga drejtoritë apo qeveritë? Atëherë është qeveria jo shteti. Cilësia do të matet sipas qeverive, socialiste apo të djathta? Nëse vjen një kërkim shkencor kundër platformës së partisë së tij çdo të bëjë, do ta aprovojë, apo hedhë poshte? Këtu vijmë te censura.

8. Ju zoti Basha si jurist e dini që nuk mund të shkelet barazia qytetare për shkak të disnivelit ekopnomik. Këtu është e hapur. Vetëm për nivelin e parë financon, më vonë se kush ta përballojë vetë. Në legjislacionin evropian nuk mund të ekzistojë. Sot parimi bazë është vlerësimi nga të ngjashmit. Për të marrë pedagogë, i dorëzon dosjen dekanit që ia kalon

9.Kapitulli i 12-të për mua mund të diskutohet pa fund. Ka një problem normativ Z.Basha. Ç’do të thotë të ruash statusin e një individi që quhet privilegjues në një agjenci? Unë nuk mund të jem edhe ish-pronari dhe themeluesi, që të kontrolloj Bordin, Administrimin. Si do jem i pavarur? Unë mund të vë rrogën time 100 mijë euro. Në hapësirat publike askush nuk ka pozicion të privilegjuar.

Ju lutem nesër për mua, siç do t’u lutesha deputetëve të PS, përfaqësuesve të ministrisë:  nuk është nesër dita për të diskutuar çështje të arsimit shqiptar.Na kanë ardhur shumë pedagogë nga mjekësia që diskutojnë po kjo pikë këtu, po atje, mos bëjnë në Parlament me statusin e ligjvënësit, statusin e ekspertit.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marku: Arsimi i Lartë s’është mall. Ja pse projektligji duhet refuzuar
PD, Nebiaj: 80 kamionë me ushqim janë të bllokuara në portin e Ankonës, qeveria t'i ndihmojë »
Article Logic
Execution time: 0.016386985778809
array(1) { ["section"]=> string(81) "argumentet-e-fuges-pse-projektligji-per-arsimin-e-larte-duhet-hedhur-poshte-16593" }