Arian Çani s'përmbahet në emision: Jetojmë mes llumit të zi, të gjithë duan të vjedhin

Publikuar tek: politike, më 23:59 04-01-2018 Arian Çani s'përmbahet në emision: Jetojmë mes llumit të zi, të gjithë duan të vjedhin

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin "360 Gradë" në Ora News, tha se askush nuk shpreh shqetësimin për ndotjen ekstreme në Tiranë, duke shtuar se fëmijët tanë rriten nën këtë "perde të zezë llumi". Ai thotë se as opozita nuk bën asnjë propozim dhe kjo tregon se si llumi është trashur.

 

Çani: Ikim nesër, unë ti dhe Gjokutaj, po të duash marrim dhe ca të tjerë të na shoqërojnë dhe ikim në Dajt, të shohim Tiranën nga një pikë e caktuar se çfarë llumi është. Është një re e zezë tymi që mbulon gjithë qytetin. Ne tani jemi nën një re të zezë. Kjo re e zezë ka vite të tëra.

A ke dëgjuar ndonjëherë këta që na qeverisin sot të thonë: Mirë ne që jemi hajdutë dhe vjedhim taksat e këtyre që punojnë dhe iu bie bretku, kalamajtë tanë ku rriten në këtë perde të zezë, llumi të zi? Si ka mundësi që nuk bëjnë minimalisht, të thonë: Duke filluar nga 1 janari i vitit 2019 nuk do ketë asnjë marmitë të prishur në Tiranë. Ky do ishte një sinjal që ky vend do fillonte të kishte shpresë. Nuk del asnjë as nga opozita ta propozojë këtë gjë. Tregon që llumi është trashur aq shumë sa do kohë që të zvogëlohet. Kjo është një ndërkallje për të thënë që le të vazhdojmë të kënaqemi brenda llumit, nuk ka shpresë.

I ke parë kanalet e ujërave të zeza? Ky vend mban erë tmerr, ec në rrugë në këmbë, në periferi dhe në qendër. Askush nuk mendon të rregullojë nëntokën se kushton shumë, të gjithë duan të vjedhin. Fasada, kjo është e rëndësishme, lyerja.

Zheji: Derisa një ditë do shpërthejë, apo nuk shpërthen? Ujërat e zeza shpërthejnë, është presion i madh.

Çani: Shpërthen, por i marrin i fusin përsëri në sistem. I hamë ne në forma të ndryshme.

Më shumë në këtë kategori: « Flamuri turk mbi hidrocentral, reagon ashpër Pjerin Ndreu: Provokacion i shëmtuar, s’është vendosur dot për 500 vjet
Organet e Reformës në Drejtësi, juristja denoncon publikisht: Pati shkelje gjatë konkurimit »
Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105
array(1) { ["section"]=> string(91) "arian-cani-s-permbahet-ne-emision-jetojme-mes-llumit-te-zi-te-gjithe-duan-te-vjedhin-105467" }