Arjan Çani rrëfehet në INTV për “Zonë e Lirë”: Gjithçka në ekran, është lojë…Ja sjellja ime me personazhet (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:12 05-10-2016

“Gjithçka që bëhet në ekran është lojë. Duhet patjetër të bësh pak zhurmë në këtë zanat se nuk ka kuptim. Ndryshe nuk ekziston”.

Kështu shprehet Arjan Çani, drejtues i emisionit “Zonë e Lirë” në TV Klan çdo te premte në një intervistë të gjatë për Zoom In, në INTV, ndërkohë që do të rrëfejë disa nga prapaskenat e një emisioni aq shumë të ndjekur nga shqiptarët, që në fakt, duhet thënë, është i suksesshëm dhe nuk i ka humbur larmia.

Për skenat që shpesh ndodhin në ekranin televiziv, si puthjet, apo zhveshjet apo shumë të tjera për të cilat është “përfolur” Çani thotë se për të nuk janë aspak vulgare, por janë gjëra të jetës. “Argëtimi kam përshtypjen se është karremi, nuk është thelbi i atij emisioni.

Unë thjesht i marr dhe i copëtoj në formën time, si të thuash I fus te guzhina ime” thotë Çani. “E premtja ti e di, I thotë intervistueses, - është e premtja e zezë.

E premtja për mua në fakt është e premtja e bardhë. Dhe në fund ka një sugjerim për gjithë shikuesit e tij: Për të jetuar më mirë, mos jetoni të fshehur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026142835617065
array(1) { ["section"]=> string(114) "arjan-cani-rrefehet-ne-intv-per-zone-e-lire-gjithcka-ne-ekran-eshte-loje-ja-sjellja-ime-me-personazhet-video-55128" }