Arkeologët zbulojnë varrin 3 mijë vjeçar të një kalorësi të armatosur “deri në dhëmbë”

Publikuar tek: bota, më 18:24 21-08-2015 Arkeologët zbulojnë varrin 3 mijë vjeçar të një kalorësi të armatosur “deri në dhëmbë”

Arkeologët kanë zbuluar trupin e një kalorësi në një varr që daton 3 mijë vite më parë. Ajo që i ka mahnitur ata është se bashkë me eshtrat e kalorëst u gjetën edhe tre shpata të madhësive të ndryshme, një sëpatë, parzmore dhe armatime të tjera metalike.

Gjetja e rrallë në veri perëndim të Azerbaxhanit i përket shekullit të 12 ose 11 para erës së re. Arkeologët nënvizuan faktin se armatimet e kalorësit me 3 shpata ishin prej hekuri, ndërsa ai ka jetuar në atë që quhet “Epoka e Bronzit”, çka sipas tyre do të thotë se vendbanimi ka qenë më i zhvilluar se në pjesët e tjera.

Bashkë me eshtrat u gjet edhe një stemë në të cilën ishte gdhendur një kokë kali, që tregon se ai i përkiste një familje fisnike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022063970565796
array(1) { ["section"]=> string(90) "arkeologet-zbulojne-varrin-3-mije-vjecar-te-nje-kaloresi-te-armatosur-deri-ne-dhembe-18891" }