E RRALLË/ Zbulohet tempulli helenik 2100 vjeçar në Turqi (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 15:32 26-07-2018 E RRALLË/ Zbulohet tempulli helenik 2100 vjeçar në Turqi (FOTO)

Një tempull i epokës helenike që daton më shumë se 2.000 vjet është zbuluar në gërmimet arkeologjike në Turqinë Qëndrore.

Tempulli 2,100 vjeçar u gjet në Kinik Mound, një vend arkeologjik i vendosur në fshatin Yesilyurt të qarkut Altunhisar, krahina Nigde.

Një ekip arkeologësh turq dhe italian kanë punuar në vend që nga viti 2011.

Profesor Lorenzo D'Alfonso, një akademik i Universitetit të Nju Jorkut dhe kreu i gërmimeve, pohoi se tempulli i përket në kohën helenistike.

"Ne vazhduam gërmimet pak më poshtë vendit ku gjetëm tempullin dhe gjetëm një tempull tjetër që daton nga periudha helenike, 2100 vjet më parë", tha D'Alfonso për agjensinë Anadolu të shtunën.

D'Alfonso tha se Kinik Mound ndoshta nuk ka pritur asnjë popull që nga viti '30 para Krishtit.

"Ne gjithashtu gjetëm pjesë të një statuje të demit të bërë me qeramikë", shtoi ai.

Basri Akdemir, drejtori provincial i kulturës dhe turizmit, nga ana e tij, tha: "207 prona të lëvizshme kulturore janë sjellë në Muzeumin Nigde në këto gërmime që nga viti 2011."

Gërmimet vijnë si pjesë e një projekti të përbashkët 10-vjeçar midis Universitetit të Pavia, Institutit për Studimin e Botës së Lashtë dhe Universitetit të Nju Jorkut, të mbështetur dhe të marrë pjesë nga universitetet e Turqisë Nigde dhe Erzurum.

Në vitin 2016, një tempull 2.500 vjeçar që daton në epokën e vonë persiane ishte zbuluar në të njëjtin vend.

479.jpgdownload (1).jpg

36244_thumbs_b_c_c2f6effdc8bf4299bd7f53971489753a_1530281284645.jpg645x344-1532254534916.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023236036300659
array(1) { ["section"]=> string(66) "arkeologji-turqi-zbulohet-tempulli-helenik-2100-vjecar-foto-129206" }