Arkeologu hedh dritë mbi eshtrat e gjetura në Tepelenë: Janë të parashutistit italian (ARGUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:23 23-01-2018 Arkeologu hedh dritë mbi eshtrat e gjetura në Tepelenë: Janë të parashutistit italian (ARGUMENTI)

Ministria e Jashtme greke ka deklaruar se menjëherë pas nisjes së gërmimeve në fshatin Dragot të Tepelenës janë zbuluar edhe eshtrat e para të një ushtari grek.

Por ndërsa pritet verifikimi ekspertëve, ka nisur debati lidhur me gërmat latine “greco” që dyshohet të jetë një mbiemër i përhapur italian.

Sakaq, arkeologu Etnor Canaj hedh dritë mbi përkatësinë e eshtrave duke pohuar se në të vërtetë ato i përkasin një parashutisti italian, e saktësisht parashutistit të një Reparti Special të Batalionit në San Marco.

I PLOTË ARGUMENTI I ARKEOLOGUT ETNOR CANAJ:

Nderkohe ne Dragot te Tepelenes gjeten "Greco-n" e pare (?)
Por:
Medalioni qe shoqeronte ushtarin, fatkeqesisht per ata qe duan eshtra grekosh, i perket ne te vertet nje parashutisti italian dhe me sakt nje parashutisti te nje Reparti Special i Batalionit San Marco.
Ka ekzistuar nje repart special i njohur me siglen "P"
"CAP.LE" eshte shkurtimi i titullit ushtarak "Caporale". 
- Reparti Speciali del San Marco. Battaglione “P” -(P=PARASHUTIST). Numri eshte numri i ushtarit dhe shkronja "P" eshte per Parashutist, nje repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco. 
Mbiemri "Greco" eshte i perhapur ne Itali dhe jo ne Elladhi ;)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis vettingu për 3 prokurorët e Arta Markut, shorti përzgjedh 15 dosje për verifikim (EMRAT)
Kauza e “Vjosës pa diga” krijon një aleancë të fortë »
Article Logic
Execution time: 0.0044920444488525
array(1) { ["section"]=> string(101) "arkeologu-hedh-drite-mbi-eshtrat-e-gjetura-ne-tepelene-jane-te-parashutistit-italian-argumenti-107626" }