Arkeologu italian: 12 mijë vite më parë kanë banuar njerëz në Kosovë

Publikuar tek: kulture-art, më 21:39 11-10-2017 Arkeologu italian: 12 mijë vite më parë kanë banuar njerëz në Kosovë

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë.

Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë.

“Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka pasur paleolit, kjo është prova se këtu është paleoliti”, ka thënë profesor Anati, teksa ka treguar një pjesë të bririt të drerit, i cili është përpunuar nga njeriu. 

Bëhet fjalë për një pjesë të fosilizuar, më të vjetër se 12 mijë vjet, nga epoka e akullit, ka treguar Anati.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ULËRITËSE! Panairi i Librit në Frankfurt, Shqipëria s’ka me çfarë të përfaqësohet
Botohen dy librat e të madhit Dritëro, Elona Agolli e prekur: Kalova një natë pa gjumë, ia dola mbanë... »
Article Logic
Execution time: 0.004612922668457
array(1) { ["section"]=> string(73) "arkeologu-italian-12-mije-vite-me-pare-kane-banuar-njerez-ne-kosove-95561" }