Arkitektët në konkurs për zhvillimin urban

Publikuar tek: kulture-art, më 16:03 11-02-2015 Arkitektët në konkurs për zhvillimin urban

Arkitektët e rinj, do kenë mundësinë të bëhen pjesë e një konkursi të mundësuar nga shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë dhe Ministria e Zhvillimit Urban. Arkitektët e rinj të moshës 21-30vjeç të cilët e kanë një diplomë urbanistike do mund të paraqesin projekt-idetë dhe propozimet për promovimin e vlerave urbane dhe arkitektonike të qendrave të banuara në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,si dhe nxitjen e veprimtarive turistike në vend.

Në fushën e studimeve urbane arkitektët e rinj mund të sjellin: Propozime ide dhe projekte të rregullimit dhe rehabilitimit funksional dhe estetik të hapësirave publike në çdo qytet të Shqipërisë, me qëllim krijimin e poleve funksionale,turistike,në shërbim të artit, artizanatit lokal,kulinarisë, veprimtarive festive publike,etj..

Në fushën e projekteve të arkitekturës:Hartimit të project-ideve arkitektonike në fushën e adoptimit funksional dhe rikonstruksionit të objekteve me vlera historike,pjesë e ansambleve urbane apo rurale.  Projekt-ide për ngritjen e pavilioneve të përkohshme për aktivitete massive kulturore,ekonomike,në funksion të promovimit të vlerave të trashëgimisë locale të çdo lloji.

Nëfushën e turizmitStudimi dhe propozimi i itinerareve turistike në zona rurale, me qëllim promovimin e peizazhit natyror, agroturizmit apo vlerave të arkitekturës së traditës.

Datat e pranimit të aplikantëve-arkitektë do të jenë 10 - 25 shkurt ([email protected]).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 11 vjet pa Ferdinand Radin, Rozana: Më mungon shumë
Regjizorja Plasari braktis shfaqjen, konfliktohet me Hervin Çulin »
Article Logic
Execution time: 0.029558181762695
array(1) { ["section"]=> string(47) "arkitektet-ne-konkurs-per-zhvillimin-urban-3064" }