Armand Duka kërkon një kombëtare: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Publikuar tek: sport, më 22:18 28-06-2016 Armand Duka kërkon një kombëtare: Shqipëria dhe Kosova të bashkohen

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka kërkuar për herë të parë në mënyrë të hapur përfaqësimin e shqiptarëve vetëm nga një kombëtare.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Duka ka theksuar se Përfaqësuesja e Kosovës duhet t’i bashkohet Kombëtares Shqiptare, pasi të gjithë shqiptarët duhet të kontribuojnë për një ekip pavarësisht se ku jetojnë.

“Unë e shoh ekip Kombëtar shqiptar dhe dua ta shikoj dhe në të ardhmen kështu. Të gjithë duhet të kontribuojnë për këtë ekip pavarësisht se jetojnë diku tjetër në trevat shqiptare. Gjithsesi kjo mbetet një alternativë. Më të mirët duhet të luajnë për Shqipërinë. Për mua Shqipëria të bashkohet me Kosovën dhe nesër të kemi një Kombëtare”, u shpreh Duka.

Sa i përket krijimit të një lige Shqipëri-Kosovë, Duka tha se kjo pengohet nga disa interesa të klubeve. Sipas kreut të FSHF-së, me dy kampionate të ndara janë 8 ekipe të dy vendeve që marrin pjesë në garat europiane, ndërsa në rast bashkimi, atëherë në Europë do garonin 4 skuadra.

“Mund të ketë një kampionat, por mund të jenë dy që të përfaqësohemi në ndeshjet europiane me 8 skuadra. Por mund të bëjmë dhe një kampionat mbarëkombëtar me skuadra të zgjedhura”, tha ndër të tjera Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka sqaron tensionin mes Xhakës dhe De Biasit
Presidenti i FSHF, Duka: Ja e vërteta e dizajnit të bluzës së kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.030271768569946
array(1) { ["section"]=> string(72) "armand-duka-kerkon-nje-kombetare-shqiperia-dhe-kosova-te-bashkohen-44869" }