Armando Cungu mendon largimin, tifozi shkodran i shkruan një letër emocionuese: Profesor të dua…

Publikuar tek: sport, më 23:09 13-02-2017 Armando Cungu mendon largimin, tifozi shkodran i shkruan një letër emocionuese: Profesor të dua…

Të shtunën, Vllaznia luajti kundër Flamurtarit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të shkodranëve.

Megjithatë, trajneri Cungu u shpreh i acaruar me situatën e krijuar në kampin shkodran. Tekniku i kuqebluve deklaroi që do të rishikonte edhe një herë pozitat e tij në krye të pankinës së Vllaznisë. Por, për këtë një tifoz shkodran që është pjesë e tifo-grupit “Ultras Vllaznit” i ka kërkuar trajnerit Armando Cungu të mos largohet duke i shkruajtur një letër emocionuese. ”

PROFESOR TE DUA…

Sa i gezohem Vllaznise tande qe kur e ke marre ti une e shikoj serisht Vllaznine duke luajtur dhe shikoj me me shume deshire intervistat tuja ku thu gjithmonë "e drejt asht" je i papare. Te lutem mos i shiko disa njerez qe vetem se e kan vjedh Vllznine dhe tani te bajne ty derr derr se jane hajdute e kriminel qe shpresoj qe nje dite ne kete vend te kalbun ti kalbin drejtesia...

DURO PROFESOR se te gjithe sportdashësit Shkodrane te kuptojme se je nen presion nga kto hora por te lutena qe te durosh...

Profesor tek stoli i Vllaznise nuk te nderroj as me Guardiolen as Murinion me askend je LEGJENDe jona si lojtar e do bahesh edhe si tranjer sepse ska ma te mire se ti ne Shqiperi.

Profesor e kena braktis stadiumin se ne kena 5 vite qe na e merziti Bashkia e prap zemren e shpirtin e kena tek Vllaznia e tek Cungu.

Nuk ke ba asnje gabim ne drejtimin e Vllaznise ne ket vit qe je tranjer as edhe nje te vetem per ne si tifoza ke vetem nje detyre "Mos me ra nga kategoria" e dime qe me ty jena te sigurte por thjehste po e ceki e leji kta mashtrusa qe kan humb nga 6 ndeshje rresht e e kan vjedh Vllaznine sa kan mujt.

Armando Cungu na ke nga pas gjithkund na kerko se ne do vijne per ty vec na i duro kta drejtusa deri nfund te sezonit e pastaj do Zoti kemi nje president dhe mandej Vllaznia bashke me ty ne kry te shkojne ne vendin ku meritojne.

Djem si ti paste sa ma shumë Shkodra.

FALEMINDERIT Profesor Armando Cungu

P.S: MOS HARRO QE TAN TIFOZAT E VLLAZNISE TE DOJNE VETEM ATA QE DUHET TE ISHIN NE BURG TE BALTOSIN. TE LUTEM NA FAL.

Tifoz i Vllaznise qe kur kam lind dhe pjese e Vllazneve Ultras qe ne 2005", shkruhej në letrën e tifozit shkodran.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bledi Shkëmbi emërohet në stolin e Kombëtares: Një ëndërr për mua!
Futbollisti i Partizanit tregon “golin” më të bukur që ka bërë për “Shën Valentinin” »
Article Logic
Execution time: 0.018856048583984
array(1) { ["section"]=> string(99) "armando-cungu-mendon-largimin-tifozi-shkodran-i-shkruan-nje-leter-emocionuese-profesor-te-dua-68624" }