Armando Duka i bindur: Në Palermo mbushim stadiumin, shpresoj t'kemi dhe fatin

Publikuar tek: sport, më 14:47 22-02-2017 Armando Duka i bindur: Në Palermo mbushim stadiumin, shpresoj t'kemi dhe fatin

Armando Duka ka dhënë një intervistë për mediat, pas ceremonisë së zhvilluara te "Plazza" në kryeqytet për prezantimin e fanelave të reja të kombëtares. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit foli për ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë në 24 mars kundër Italisë në Palermo. Ai është i bindur që mbështetja e tifozërisë shqiptare nuk do të mungojë, edhe pse në dispozicion të FSHF-së janë vënë një numër i kufizuar biletash. Gjithashtu kreu i Federatës u ndal edhe te fushata e tij për t'u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

“Nuk është se kam ndonjë program të përcaktuar. Kemi disa mbledhje me përfaqësues të rajoneve të ndryshme, një me rajonin e Ballkanit, një me rajonin e vendeve skandinave dhe një me rajonin e Europës qendrore.

Në futboll pasi t’i kesh bërë të gjitha duhet të presësh edhe pak fat. Dhe unë uroj që ne të kemi këtë fat me Italinë. Nuk dyshoj që ekipi do të ketë reflektuar, jam i bindur që nuk kemi dhënë më të mirën në ndeshjet e kaluara. Mund të them që ekipi ka kaluar një lloj shoku pas suksesit, një lloj shoku normal që e kemi kaluar të gjithë dhe pika e kthesës të jetë Italia, grafiku i ri të vijë në drejtimin e paraqitjes së mirë.

Çdo ndeshje është e rëndësishme në eliminatoret e një kompeticioni europian apo botëror, çdo ditë është e rëndësishme, çdo minutë e lojës është e rëndësishme. Edhe kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, fakti që luajmë në Itali, fakt që ka shumë specifika si ndeshje me Italinë, përveç futbollit, por edhe që prodhuesi apo sponsori i kombëtares është kompani italiane, e bën edhe më të rëndësishëm për vazhdimin prezantimin e fanellës së re në ndeshjen në Palermo. Tifozët? Nuk ka munguar tifozi për ekipin kombëtar shqiptar dhe nuk do të mungojë, jam shumë i bindur, as në Palermo pavarësisht numrit të kufizuar të biletave që kemi si Federatë. Jam shumë i bindur që shqiptarët që jetojnë në Itali apo Europë, apo qoftë edhe ata që jetojnë në Shqipëri, do të kenë mundësinë të sigurojnë një biletë nëpërmjet rrjetit të Federatës dhe ta skuqin stadiumin e Palermos.

Nuk është se kam ndonjë program të përcaktuar. Kemi disa mbledhje me përfaqësues të rajoneve të ndryshme, një me rajonin e Ballkanit, një me rajonin e vendeve skandinave dhe një me rajonin e Europës qendrore.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuqezinjtë me fanellë të re, si ndryshon uniforma e kombëtares: Nga shqiponja tek puplat e shqiponjës (FOTOT)
Nuk dha 11-metërshin në derbi, dënohet gjyqtari i ndeshjes »
Article Logic
Execution time: 0.0041959285736084
array(1) { ["section"]=> string(82) "armando-duka-i-bindur-ne-palermo-mbushim-stadiumin-shpresoj-t-kemi-dhe-fatin-69580" }