Armando Duka: Kundër Armenisë na duhet patjetër trepikëshi, për Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 12:43 27-03-2015 Armando Duka: Kundër Armenisë na duhet patjetër trepikëshi, për Euro 2016 Presidenti i FSHF Armando Duka dhe trajneri De Biazi

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka nga Gjirokastra i bëri thirrje ekipit të kombëtares që do të luajë të djelën në Elbasan Arena kundër Armenisë, se fitorja është detyrë e Shqipërisë për këtë ndeshje. 

“Ndeshja me Armeninë është ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni jo vetëm për faktin se i tillë është pozicioni në klasifikim, por edhe për faktin se Armenia është një kundërshtar shumë i rrezikshëm, një kundërshtar i cili ka zhvilluar ndeshje të mira jo vetëm në këtë edicion por edhe në të kaluarën. Pra është një kundërshtar për t’u respektuar, por gjithsesi për tu mundur” tha Duka. Sipas tij, Shqipëria ka vetëm një rrugë drejt France 2016. “Kombëtarja nuk ka alternativë tjetër. Duhet ta fitojë këtë ndeshje. Duhet të bëjë maksimumin. Të gjithë futbollistët janë profesionistë dhe po ashtu trajneri i tyre. Duhet të na dhurojnë trepikëshin si shpresë për Francë 2016” tha Duka.

Deklaratat i bëri nga qyteti i Gjirokastrës ku shkoi për të inauguruar fushën e re të futbollit për këtë qytet, nën shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së qytetit Flamur Bime. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta Ymer Striniqi, mbreti i mikrofonit shqiptar të sportit
Alban Meha dhe Herolind Shala, foto me shqiponjën për fansat para ndeshjes »
Article Logic
Execution time: 0.019675970077515
array(1) { ["section"]=> string(76) "armando-duka-kunder-armenise-na-duhet-patjeter-trepikeshi-per-euro-2016-7105" }