Armando Duka: Presim drejtësi për ndeshjen me Serbinë, argument dhe çështja Rusi-Mal i Zi

Publikuar tek: sport, më 08:59 14-04-2015 Armando Duka: Presim drejtësi për ndeshjen me Serbinë, argument dhe çështja Rusi-Mal i Zi Presidenti i FSHF-se, Armando Duka

Tre ditë përpara se Gjykata të marrë në shqyrtim provat e palës shqiptare për ndeshjen me Serbinë në Beograd, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka shpreson në një vendim pozitiv të kësaj gjykate. 

"Vendimi i Gjykatës është shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të kemi një gjykim sa më objektiv dhe sa më të favorshëm për Shqipërinë. Kemi marrë masat që të paraqitemi sa më mirë. Në seancë do të jetë i pranishëm avokati ynë, unë, trajneri De Biasi, kapiteni dhe specialistë të fushës. Shpresoj në një vendim pozitiv", ka thënë Duka për mediat. Një ndër argumentet që do të paraqesë FSHF në Gjykatën e Arbitrazhit është edhe vendimi për t'i dhënë Rusisë fitore për ndeshjen e ndërprerë me Malin e Zi.

"Do t'i bëjmë me dije CAS-it se vendimi i marrë për Rusinë tregon një qëndrim me dy standarde. Ngjarjet në Mal të Zi ishin shumë pak më të rënda se ato të Serbisë. Besoj se duhet ta marrin parasysh si një precedent".

Gjykata e Arbitrazhit do të marrë në shqyrtim çështjen e Shqipërisë kundër UEFA në 17 prill. Kjo e fundit vendosi që ti japë Serbisë ndeshjen në tavolinë, duke i dhuruar tre pikët, pavarësisht dhunës së tifozëve serbë në stadiumin e Beogradit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Gashi dënohet për të mos luajtur tre ndeshje
Prishet autobuzi, shkak rruga e prishur, futbollistët e Flamurtarit në këmbë për stërvitje »
Article Logic
Execution time: 0.16671705245972
array(1) { ["section"]=> string(92) "armando-duka-presim-drejtesi-per-ndeshjen-me-serbine-argument-dhe-ceshtja-rusi-mal-i-zi-8639" }