Armando Prenga prek në sedër demokratët. Deputetët bojkotojnë komisionet parlamentare

Publikuar tek: politike, më 10:34 23-02-2016 Armando Prenga prek në sedër demokratët. Deputetët bojkotojnë komisionet parlamentare Prenga gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit Parlamentar për Sigurinë

Armando Prenga prek në sedër demokratët dhe sot ata kanë marrë një vendim: të mos marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare në Kuvend. Vendimi i marrë prej tyre është demostruar kur ishte planifikuar mbledhja sërish e Komisionit të Sigurisë, mbledhje që nuk nisi për shkak të mosparaqitjes së demokratëve.

Deputetët demokratë kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha komisionet në shenjë revolte për rikthimin e Prengës në Kuvend. Në mesditë pritet që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të mblidhet për të diskutuar më tej rreth kësaj çështjeje. Deputetët e bojkotojnë Kuvendin pasi sipas tyre Prenga ka të shkuar kriminale dhe pas miratimit të Ligjit për Dekriminalizimin nuk duhet të paraqitet më në mbledhjet e Parlamentit.

Prenga u rikthye në Kuvend, pas vendimit të gjykatës, që e liroi nga ‘’arresti shtëpiak’’, për ta lënë vetëm me masën e sigurisë ‘’detyrim paraqitje’’. Prenga akuzohet për plagosjen e vëllezërve Cali në Laç, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Dje deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste u pa në një mbledhje të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, veprim që u komentua gjerësisht edhe në media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani shpjegon pse i dekretoi me vonesë dy ministrat e rinj të qeverisë dhe flet për shkarkimin e paralajmëruar nga ministrja
Peza po shikonte Napoli-Milan por pastaj i vjen një mesazh dhe i përgjigjet Blushit: Ose unë në PS ose ai që ka kërcënuar vajzën e koleges sonë »
Article Logic
Execution time: 0.025630950927734
array(1) { ["section"]=> string(90) "armando-prenga-prek-ne-seder-demokratet-deputetet-bojkotojne-komisionet-parlamentare-33304" }