Armando Prenga tërhiqet nga Kuvendi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:49 25-02-2016 Armando Prenga tërhiqet nga Kuvendi

Armando Prenga ka vendosur qe të tërhiqet nga detyra e tij në Kuvendin e Shqipërisë deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. Ai i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Metës, ku bën të qarta arsyet e dorëheqjes së përkohshme. Armando Prenga është i përfshirë në konfliktin për Lagunën e Patokut, por edhe pse akuzohej për 3 vepra penale, Gjykata e la të lirë deputetit duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga qelia, Prenga iu rikthyer jetës parlamentare, çka ngjalli reagimin e fortë kundër të Partisë Demokratike. 

Letra e Prengës:

I nderuar kryetar i Kuvendit

Duke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të PD-së dëshiroj tju bëj me dije vendimin tim ëpr tu vetëpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit të Shqipërisë deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë.

Edhe pse plotësisht i bindur në pafajësinë time dëshiroj të mbetem larg jetës parlamentare përsa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duhej të ishin përpara drejtësisë,më kanë kthyer në tabelë qitjeje se nuk dinë të bëjnë punë tjetër.

Unë nuk dua t'i jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh  baltën e Saliut dhe të Lulit, edhe pse janë të bindur në pafajësinë time.

Prandaj do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që PD le të mbajë të dënuarin Xhelal Mziu si hero të partisë në luftën për demokraci

Sinqerisht Armando Prenga

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016917943954468
array(1) { ["section"]=> string(41) "armando-prenga-terhiqet-nga-kuvendi-33474" }