Armando Prenga tërhiqet nga Kuvendi, reagon PD: Truk për të bllokuar dekriminalizimin

Publikuar tek: politike, më 21:58 24-02-2016 Armando Prenga tërhiqet nga Kuvendi, reagon PD: Truk për të bllokuar dekriminalizimin

Deputeti Armando Prenga ka vendosur qe të tërhiqet nga detyra e tij në Kuvendin e Shqipërisë deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

Mediat transmetojnë se Prenga do të presë vendimin e Gjykatës për konfliktin në të cilin ai është përfshirë, për të marrë më pas një vendim të dytë. Ai i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Metës, ku bën të qarta arsyet e dorëheqjes.

Armando Prenga është i përfshirë në konfliktin për Lagunën e Patokut, por edhe pse akuzohej për 3 vepra penale, Gjykata e la të lirë deputetit duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga qelia, Prenga iu rikthyer jetës parlamentare, çka ngjalli reagimin e fortë kundër të Partisë Demokratike. 

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit se deputeti Prenga është vetëtërhequr nga Kuvendi deri në vendimin zyrtar të Gjykatës për ngjarjen që ai akuzohet.

PD e konsideron veprimin si një truk të ulët që ka për qëllim bllokimin e amendimit për dekriminalizimin.

“Me dorën dhe mendjen e Edi Ramës mercenari i tij bandit dhe përgjakës i qytetarëve të Laçit njoftoi sonte në mbrëmje në një letër "vetëpezullimin". Partia Demokratike refuzon me përbuzje këtë truk të ulët që ka për synim të justifikojë bllokimin e nismës ligjore të PD për amendimin e ligjit të dekriminalizimit. Opozita dhe qytetaret shqiptaret nuk mund te pranojne kurre nje parlament ne meshiren e premtimeve te Armando Prenges.  Zero vlere ka sot perbetimi i ketij plackitesi vilash ne Itali qe Edi Rama e solli ne Parlament per dhune dhe kanosje, qe e shperbleu me Lagunen e Patokut dhe qe e nxorri nga qelia ku perfundoi pasi pergjaku bashkeqytetaret e tij ne komisariatin e Lacit per ta riperdorur serish. Edi Rama duhet te miratoje neser ndryshimet ne ligjin e dekriminalizimit qe i hapin rruge pezullimit ligjor te Armando Prenges nga parlamenti dhe paketen e akteve te tjera qe opozita depozitoi ne Kuvend. Bllokimi i kesaj nisme ligjore vetem do te konfirmoje lojen kukafshehtas te Edi Rames me Prengen dhe do te rezultoje ne aksionin e paralajmeruar opozitar te bllokimit te funksionimit te Kuvendit”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Letra e Prengës:

I nderuar kryetar i Kuvendit

Duke marrë shkas nga deklarimet e përfaqësuesve të PD-së dëshiroj tju bëj me dije vendimin tim ëpr tu vetëpezulluar nga aktiviteti i Parlamentit të Shqipërisë deri në marrjen e një vendimi gjyqësor për çështjen në të cilën unë jam i përfshirë.

Edhe pse plotësisht i bindur në pafajësinë time dëshiroj të mbetem larg jetës parlamentare përsa kohë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që duhej të ishin përpara drejtësisë,më kanë kthyer në tabelë qitjeje se nuk dinë të bëjnë punë tjetër.

Unë nuk dua ti jap kosto të tjera shpirtërore familjes time dhe të afërmve të mi. Ata nuk ma kanë borxh  baltën e Saliut dhe të Lulit, edhe pse janë të bindur në pafajësinë time.

Prandaj do të vazhdoj deri në fund betejën gjyqësore, ndërkohë që PD le të mbajë të dënuarin Xhelal Mziu si hero të partisë në luftën për demokraci

Sinqerisht Armando Prenga

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nxjerr jashtë loje INSTAT? Me vendim qeverie krijon agjencinë paralele brenda Kryeministrisë
Protesta te liqeni, Veliaj kallëzim penal PD-së për vandalizëm »
Article Logic
Execution time: 0.0260009765625
array(1) { ["section"]=> string(89) "armando-prenga-terhiqet-nga-kuvendi-reagon-pd-truk-per-te-bllokuar-dekriminalizimin-33458" }