Armë, çanta apo kutia e celularit? Partia Demokratike nuk di të përgjigjet për çështjen e Strazimirit

Publikuar tek: politike, më 20:21 28-03-2016 Armë, çanta apo kutia e celularit? Partia Demokratike nuk di të përgjigjet për çështjen e Strazimirit

Partia Demokratike nuk di të japë një përgjigje zyrtare për çështjen ku është përfshirë deputeti i saj, Gent Strazimiri. Strazimiri u fotografua ditën e sotme me armë në brez, që sipas policisë i ka mbaruar leja që më datë 25 mars të këtij viti.

Ishte fillimisht zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ajo që pretendoi se deputeti nuk kishte armë në brez, por çantët që e mban shpesh herë me vete.

Ndërkohë, deputeti tjetër i PD-së, Arben Ristani, pas mbledhjes në selinë blu, u shpreh se Strazimiri mbante në brez kutinë e celularit.

Gjithsesi, policia ka nisur tashmë një procedim penal ndaj deputetit me akuzën “armëmbajtje pa leje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i PD-së, krijohet “Aleanca për Tiranën”
Balla: PD po i ofron mburojë politike Strazimirit »
Article Logic
Execution time: 0.019934177398682
array(1) { ["section"]=> string(105) "arme-canta-apo-kutia-e-celularit-partia-demokratike-nuk-di-te-pergjigjet-per-ceshtjen-e-strazimirit-36248" }