Armenët: Rruga jonë për në Europian, kalon nga Shqipëria

Publikuar tek: sport, më 20:22 26-03-2015 Armenët: Rruga jonë për në Europian, kalon nga Shqipëria

Armenët janë të qartë se vetëm një fitore ndaj Shqipërisë mund t’i kthejë ata në garë për një vend kualifikues në grupin I për kampionatin europian.

Miqtë do të mbërrijnë në Tiranë këtë të premte me një fluturim charter dhe seancat stërvitore që ka në program deri në ditën e ndeshjes do t'i zhvillojnë pikërisht në Shqipëri.

Mesfushori Gevorg Ghazaryan, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Korfuzit në Superligën greke, ka thënë për mediat e vendit të tij se Shqipëria është një kundërshtare e rrezikshme, por Armenia nuk ka rrugë tjetër veçse fitores.

"Shqipëria është një kundërshtare e rrezikshme edhe për kombëtare më cilësore se ne, prandaj nuk do ta kemi aspak të thjeshtë përballë tyre. Megjithatë ne tre ndeshjet e para të Grupit I kemi grumbulluar vetëm 1 pikë dhe nuk na lejohen më hapa falsë nëse duam të synojmë kualfikimin në kampionatin europian. Nuk kemi rrugë tjetër veçse të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura", ka thënë Ghazaryan.

Edhe kapiteni i skuadrës Roman Berezovski, e cilësoi thelbësore për ecurinë e Armenisë sfidën ndaj përfaqësues kuqezi. "Rruga jonë për të mbrritur në europianin francez kalon nga Shqipëria", theksoi në përfundim Berezovski.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijon rikonstruksioni i stadiumit “Selman Stërmasit”
Ndahet nga jeta Ymer Striniqi, mbreti i mikrofonit shqiptar të sportit »
Article Logic
Execution time: 0.033067941665649
array(1) { ["section"]=> string(59) "armenet-rruga-jone-per-ne-europian-kalon-nga-shqiperia-7051" }