Armëpushim në Siri, SHBA dhe Rusia gjejnë gjuhën e përbashkët, do kërkohet tranzicion politik

Publikuar tek: bota, më 13:13 10-09-2016 Armëpushim në Siri, SHBA dhe Rusia gjejnë gjuhën e përbashkët, do kërkohet tranzicion politik

SHBA dhe Rusia janë marrë vesh për një armëpushim në Siri duke filluar nga e hëna dhe po ashtu synohet rigjallërimi i planit për procesin e paqes në Siri, dhe bashkëpunimi i mundshëm në fushën ushtarake.

Pas bisedimeve të vështira në Gjenevë, sekretari i Departamentit të Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov janë shprehur, se do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake dhe kanë rënë në ujdi për zbatimin e një plani të paqes, si edhe për një zgjidhje politike të konfliktit që zgjat prej më shumë se pesë vjetësh në shtetin arab.

Plani kërkon fillimin e armëpushimit me fillimin e mbrëmjes së 12 shtatorit dhe fillimin e festës së Kurban Bajramit. Shtatë ditë pas armëpushimit, nëse ai funksionon, si SHBA ashtu edhe Rusia duan të fillojnë me bashkëpunimin ushtarak, me qëllim që të luftojnë në Siri grupime terroriste si Dxhabat Fatah-al Sham (ish-Al Nusra), të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaidan.

Ujditë do të krijojnë edhe rrugën për procesin e tranzicionit politik në Siri. Edhe në këtë pika SHBA dhe Rusia duan të kooperojnë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov bëri të ditur, se armëpushimi është bërë në ujdi me qeverinë siriane. Ndërkohë që SHBA ka marrë miratimin e opozitës, ka bërë të ditur Kerry.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089046001434326
array(1) { ["section"]=> string(97) "armepushim-ne-siri-shba-dhe-rusia-gjejne-gjuhen-e-perbashket-do-kerkohet-tranzicion-politik-52510" }