Armina Mevlani I THOTË TË GJITHA: Ja planet e dasmës sime me Shkëlzenin (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:11 13-03-2018 Armina Mevlani I THOTË TË GJITHA: Ja planet e dasmës sime me Shkëlzenin (VIDEO) Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Blogerja e famshme Armina Mevlani, prej kohësh njihet dhe si e fejuara e ish-djalit të kryeminstrit Sali Berisha, Shkëlzenit.

E ftuar në “Te Rudina” në Tv Klan Armin aka treguar detaje të reja për planet e dasmës.

Çifti duket se ka vendosur të ndërmarrë të tjerë hapa në marrëdhënien e tyre.

"Zeni ka angazhimet e veta, por unë i lutem që të vijë dhe të më shoqërojë në “Javët e Modës”, por nuk mundet të qëndrojë gjatë gjithë kohës. Më vjen mirë se kemi krijuar besim tek njëri-tjetri edhe për udhëtimet. Madje unë kur kthehem në hotel që flas me të i thoja që isha shumë e lodhur dhe se nuk kisha fuqi të bëja më asgjë por ai më shtynte që të shkoja duke më thënë se mund të ndërroj kartëvizita me njerëz, por dua të them që më ndihmon dhe më mbështet, tha Mevlani.

Lidhur me planet për martesë Mevlani tha se ata kanë diskutuar për dasmën dhe kanë menduar për vendin ku do ta organizojnë.

Pas 3 vitesh është shumë larg. Ne e kemi diskutuar dhe kemi filluar të hedhim planet në letër lidhur me vendin, si e duam dhe gjithçka tjetër. Unë do doja shumë që edhe për fustanin të bashkëpunoja me një nga firmat e njohura. Kam filluar kontaktet që edhe kjo gjë të jetë në funksion. Ne nuk kemi bërë një festë kur jemi fejuar, donim të ishte personale midis prindërve tanë sepse nuk kemi qenë aq tradicionalë për këtë festë. Ne kemi bërë një darkë por nuk ka qenë e madhe. Njerëzit duan ta dëgjojnë këtë gjë dhe ne do ta bëjmë si hap përpara martesës. Nuk dua të vendos një datë përpara se të vë gjërat në vi. Do jetë sërish një festë private, sepse nuk i kam qejf ti bëj gjërat të mëdha sepse kam vite që bashkëjetoj. Por është diçka që e kanë qejf të gjithë, edhe miqtë edhe të afërmit. Nuk kemi planifikuar ende data sepse duam ti bëjmë gjërat avash. Kjo mund të jetë vitin tjetër por ende nuk është përcaktuar”- u shpreh Armina.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lori Hoxhën e shajnë keq, shihni si e mbron i dashuri (FOTO)
Arti botëror në zi: Ndërron jetë repisti i famshëm »
Article Logic
Execution time: 0.0044169425964355
array(1) { ["section"]=> string(83) "armina-mevlani-i-thote-te-gjitha-ja-planet-e-dasmes-sime-me-shkelzenin-video-113156" }