Armina Mevlani publikon momentet më të bukura të ditëlindjes së saj, nga kërcimi me Shkëlzenin deri tek puthjet plot emocion

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:48 18-06-2016

Modelja Armina Mevlani ka publikuar një pafudësi fotosh dhe videosh në blogun e saj lidhur me momentet e festës së ditëlindjes së saj.

Momente mes miqsh dhe të fejuarit të saj Shkëlzen Berisha.

Ajo tregon se kishte vendosur ta festonte 25-vjetorin e saj duke e përshtatur me vitiet 70-të dhe këtë e tregon edhe me veshjet e saj të atyre viteve të cilat shprehet se janë të shumta në garderobën e saj.

"Ditët shkuan dhe ditëlindja ime e 25-të po afrohej, isha e lumtur, por në të njëjtën kohë u ndjeva pak e lodhur kur mendoja se si vitet ikën dhe kujtimet për secilin vit grumbullohen. Ndoshta fjala e duhur për të përshkruar ato ditë harbuar ishte se unë ndjeva "nostalgjike".

Teksa mendoja se si do ta organizoja festën, mendova vitet 70­ë, kohë kur dimensioni i vërtetë dhe diversiteti i modës triumfoi, si dhe këngët e atyre viteve. Kam qenë gjithmonë një fanse e madhe e ABBA dhe THE DOORS. Kështu që vendosa të organizoja një festë “discoball` si në vitet 70” në nder të asaj kohe. Kur erdhi dita e madhe, u preka shumë kur pashë të gjithë të ftuarit teksa mbërrinin. Isha e shqetësuar edhe se si do të shkonte festa, ose nëse të ftuarit do të kënaqeshin. Ishte një lehtësim kur pashë se të gjithë erdhën dhe kishin secili një surprizë të bukur për mua. E nisa mbrëmjen duke falenderuar të gjithë miqtë e mi, familjen dhe të fejuarin tim, që ishin atje për mua dhe falënderova Zotin për këtë. Të gjithë po e shijonin festën deri në mesnatë, kur më kërkuan të nxitoja të dilja me ta jashtë. Në fillim mendova se ishte koha për tortën e ditëlindjes, por ata po flisnin për një surprizë që unë nuk munda ta mendoja, por të gjithë të tjerët e dinin. Zemra ime rrihte me shpejtësi, kur unë fryva qirinjtë dhe thashë një dëshirë në heshtje Isha aq e hutuar sa nuk e pashë se ai spektakël i mrekullueshëm fishekzjarresh në qiell ishte për mua. Ose, më mirë të them, nuk munda të besoj se ishte menduar për mua. Zeni, dashuria ime, më përqafoi dhe më uroi ditëlindjen nën atë spektakël fishekzjarresh, me një përqafim të gjatë, të ngrohtë. Unë kurrë nuk do ta harroj atë moment, mbeta pa fjalë. …Në fund, I falënderova të gjithë dhe sidomos Zotin, jo vetëm për ditëlindjen e dhuratat, por edhe për gjithë dashurinë që kam marrë, të gjithë angazhimin që ndjeva dhe për të gjithë ata që më duan" shkruan Armina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029492855072021
array(1) { ["section"]=> string(129) "armina-mevlani-publikon-momentet-me-te-bukura-te-ditelindjes-se-saj-nga-kercimi-me-shkelzenin-deri-tek-puthjet-plot-emocion-43937" }