Armstrong: Do përdorja sërish doping nëse do isha në të njëjtën kohë

Publikuar tek: sport, më 10:49 27-01-2015 Armstrong: Do përdorja sërish doping nëse do isha në të njëjtën kohë

Shtatë herë kampioni i Turit të Francës Lance Armstrong, të cilit iu hoqën titujt e fituar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara në këtë sport, ka habitur jo pak me deklaratën e tij se në qoftë se do të niste edhe  njëhere nga e para karrierën e tij, do të mashtronte përsëri me stimuluesit.

Amerikani që shkroi historinë në sportin e dyrrotakëve, për ta “rifshirë” më pas me rrëfimin në prani të agjencisë botërore Antidoping ËADA, ka deklaruar në mikrofonat e BBC se ai është penalizuar për një veprim që në ato vite (1999-2005) e kryenin të gjithë.

“Nëse ju më merrni të garoj përsëri në vitin 2015, unë nuk do të përdorja doping por në qoftë se do më kthenit të garoja në vitin 1995 kur drogërat ishin tërësisht të përhapura  ndoshta do ta bëja përsëri, do të mashtroja” tha Lance Armstrong.

Gjithashtu Lance Armstrong kërkon që bota të falë veprimin e tij dhe t’i rikthejë shtatë titujt e fituar në Turin e Francës. “ Unë mendoj se aty kishte një fitues…, unë ndihem sikur i kam fituar ato tituj” u shpreh Armstrong.

Kujtojmë se 43 vjeçari  nga Teksasi, në vitin 2012, u përjashtua përjetë nga garat e çiklizmit dhe u privua nga shtatë titujt e fituar në Turin e Francës nga Agjensia Antidoping e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USADA, për përdorimin e substancave të ndaluara në sport. Armstrong e pranoi se kishte përdorur doping vetëm në vitin 2013 gjatë një interviste me Oprah Winfrey.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Adnan Januzaj, “i burgosur në shtëpi” te Manchester United
Edhe Aleksandër Gjoka “I Kuq”, Partizani prezanton tifozin VIP »
Article Logic
Execution time: 0.016696929931641
array(1) { ["section"]=> string(72) "armstrong-do-perdorja-serish-doping-nese-do-isha-ne-te-njejten-kohe-1600" }