Aromë titulli në Leicester

Publikuar tek: sport, më 17:33 03-04-2016 Aromë titulli në Leicester

“E pabesueshme” është një fjalë që tashmë duket bajate dhe pa asnjë vlerë, sepse Leicester City jo vetëm që po realizon mrekullinë, por po e bën si një skuadër e madhe, duke thelluar gjithnjë e më shumë distancën me ndjekësit.

Pas barazimit të Totenhemit dje, Leicester ka falenderuar dhe sot ka mposhtur 1-0 Sauthemptonin, me një gol të kapitenit Ues Morgan në minutën e 38-të, shkruan Sportal.

Lavdinë e marrin Mahrez e Vardi, por simboli i vërtetë i Lester Sitit është pikërisht Morgan, një futbollist i shkëlqyer, që i ka qëndruar besnik klubit që prej vitit 2012 dhe tashmë afron skuadrën e tij me takimin me historinë.

Vetëm 12 pikë, ose 4 fitore në 6 ndeshje, i duhen Leicester për të festuar titullin, por ndoshta do të mjaftojnë më pak pikë, sepse me sa shihet, ndjekësit nuk janë të aftë të fitojnë disa ndeshje rresht.

Po shohim një mrekulli që zor se do të përsëritet më në futboll dhe pas shumë viteve do t’u tregohet brezave të ardhshëm si një legjendë, që nuk ka ndodhur realisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana dominon dhe fiton bindshëm në “Selman Stermasi”
Bie Napoli, Roma triumfon në derbi »
Article Logic
Execution time: 0.018906116485596
array(1) { ["section"]=> string(32) "arome-titulli-ne-leicester-36748" }