Arrest shtëpie për Tahirin, reagon Basha: Nuk është vendimi i drejtësisë, pjesë e paktit mafioz

Publikuar tek: barometri, më 08:45 14-05-2018 Arrest shtëpie për Tahirin, reagon Basha: Nuk është vendimi i drejtësisë, pjesë e paktit mafioz Lulzim Basha

Vendimi i gjykatës që vendosi ‘arrest shtëpie’ për Saimir Tahirin, ka sjellë një lumë reagimesh.

Edhe kreu i PD Lulzim Basha reagoi për këtë çështje e cila sipas tij është vendim politik i Ramës.

 

“Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri”, shkruan Basha në postimin e tij në Facebook.

Sipas Bashë, Tahiri sot duhet të ishte në qeli jo në arrest shtëpie.

“Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë:, shprehet Basha,

Postimi i plotë i Bashës:

Loja Rama –Tahiri vazhdon.

Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.

Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.

Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.

Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.05675482749939
array(1) { ["section"]=> string(99) "arrest-shtepie-per-tahirin-reagon-basha-nuk-eshte-vendimi-i-drejtesise-pjese-e-paktit-mafioz-120655" }