Arrestimi i ‘Babales', reagon avokati: I është pranuar azili në Kosovë, nuk mund të ekstradohet

Publikuar tek: aktualitet, më 20:52 11-10-2018 Arrestimi i ‘Babales', reagon avokati: I është pranuar azili në Kosovë, nuk mund të ekstradohet Albert Veliu, Babalja

Ditën e sotme shtetasi Albert Veliu i njohur dhe si “Babalja” është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Veliu, i njohur edhe si “Dëshmitari X” i Partisë Demokratike është arrestuar në qendrën e Azilantëve në Prishtinë.

Menjëherë pas arrestimit ka reaguar dhe avokati i tij, Tomë Gashi, i cili ka shkruar se “Babales” i është pranuar azili në Kosovë deri më datë 29.11.2018.

Gashi ka shtuar se meqë klientit të tij i është pranuar azili,  Gjykata e kosovës nuk duhet ta ekstradoj pasi qëndrimi i garantohet me ligj, sipas ligjeve të Kosovës deh Konventave Ndërkombëtare.

REAGIMI I PLOTË I TOMË GASHIT:

Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda ne Tirane sot ne Prishtine eshte arrestuar klienti ime Z. Albert Veliu I njohur si BABALJA shtetas I Shqiperise.

Sipas familjareve te Albert Veliut ati dhe djalit te tij I eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.

Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise.

Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojn te drejtat e personave qe kerkojn azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masakra në Shëlli, 3 punonjësit  e vrarë shpallen ‘Nderi i Bashkisë Mat’
Salianji BRAKTIS emisionin, moderatori tregon ARSYEN »
Article Logic
Execution time: 0.019896984100342
array(1) { ["section"]=> string(97) "arrestimi-i-babales-reagon-avokati-i-eshte-pranuar-azili-ne-kosove-nuk-mund-te-ekstradohet-137477" }