Arrestimi i Fran Frrokajt, ja kush është futbollisti i përfshirë në SKANDALIN e pronave

Publikuar tek: sport, më 13:49 16-03-2018 Arrestimi i Fran Frrokajt, ja kush është futbollisti i përfshirë në SKANDALIN e pronave

Është arrestuar këtë mesditë kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ndërsa janë shpallur edhe 23 urdhër arreste për zyrtarë të tjerë si; juristë, drejtues hipotekash dhe administratorë të njësive.

Ndërkohë newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se në listën prej 23 vetësh është edhe futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota. Qendërmbrojtësi lezhjan akuzohet si bashkëpunëtor në skemën e mashtrimit të kryesuar nga Fran Frrokaj.

Dosja e këtij hetimi 2 vjeçar mbahet ende hermetike për median e publikun por paraprakisht mësohet se kemi të bëjmë me të njëjtën skemë mashtrimi si ajo në Spille. Zyrtarët janë të përfshirë edhe në falsifikime dokumentash, bashkë me ta edhe shtatlarti i shkodranëve. Ky operacion special erdhi pas një inspektimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Tashmë ish-futbollisti i Partizanit do të hetohet nga organet ligjvënëse. Pritet me interes të mësohet se si do të mbyllet kjo ëështje për qendërmbrojtësin e Vllaznisë, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ernest GJOKËS.

LEXO EDHEARRESTIMI I FRROKAJT/ NEWSBOMB.AL PUBLIKON EMRAT: JA 23 ZYRTARËT E PËRFSHIRË NË SKANDALIN E PRONAVE, 8 NË PRANGA

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luiza Gega AKUZA TË FORTA ndaj shtetit: Më kanë harruar, dhe uniformën e blej vetë
Nën hetim për mashtrim, flet futbollisti i VLLAZNISË: Unë kam PRONA andej por... »
Article Logic
Execution time: 0.025317907333374
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestimi-i-fran-frrokajt-ja-kush-eshte-futbollisti-i-perfshire-ne-skandalin-e-pronave-113474" }