Arrestimi i bujshëm i Policisë italiane ditën e sotme, ku mes tyre rezultonin edhe disa nga njerëzit më të përfolur në media si “habilajt”, ka sjellë reagimin e deputetit të LSI, Endrit Braimllari.
“Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj. Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve’, shkruan Braimllari ndër të tjera.
Më poshtë postimi i plotë: