Arrestimi i ish-ministrit Ksera, Veliaj e paditi 1 muaj përpara se të linte ministrinë

Publikuar tek: politike, më 22:25 29-01-2016 Arrestimi i ish-ministrit Ksera, Veliaj e paditi 1 muaj përpara se të linte ministrinë

Është arrestuar me urdhër të Prokurorisë ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale (sot Ministria Mirëqenies) Spiro Ksera.

Ksera është arrestuar gjatë një aktiviteti në Gjirokastër nën akuzën e shpërdorimit të detyrës me disa tendera fiktiv gjatë kohës që drejtonte ministrinë në kabinetin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ndodhet aktualisht në ambientet e paraburgimit në komisariatin e Gjirokastrës.

Ish-ministri Erion Veliaj vetëm 1 muaj përpara se të largohej nga Ministria e Mirëqenies Sociale për të hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës, dorëzoi në Prokurori një kallëzim penal për "shpërdorim detyre" ndaj ish- paraardhësit të tij, Spiro Kserës.

Në bazë të një auditi të kryer në këtë ministri nga Veliaj, rezultoi se Ksera kishte abuzuar me disa tendera përgjatë 3 viteve që ai ishte në krye të këtij institucioni dhe pas hetimit të Prokurorisë është lëshuar urdhri i arrestimit

Policia ka arrestuar gjithashtu  për këtë aferë shtetasin Artemis Mene, ndërkohë pritet që numri i të arrestuarve të arrijë në 8.

Në vitin 2013 në pranga kanë rënë ish-drejtori i kabinetit të ish-ministrit, Klevis Bitro, ish-sekretari i Përgjithshëm, Ilir Ibrahimi, ish-drejtori i Financave, Besnik Dema dhe ish-sekretari i Përgjithshëm në këtë ministri Murat Mehmeti. Ata akuzohen se kanë abuzuar me fondet te përdorura për dekorin e qytetit në festa të ndryshme, duke pervetësuar shuma deri në 30 milionë lekë të reja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani kritika Llallës: Jam i pakënaqur me mënyrën si funksionon Prokuroria
Meta për koalicionin PS-PD: Ja çfarë i thashë Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.020839929580688
array(1) { ["section"]=> string(91) "arrestimi-i-ish-ministrit-ksera-veliaj-e-paditi-1-muaj-perpara-se-te-linte-ministrine-31293" }