Arrestimi i kryebashkiakut demokrat, kush është “DARKA E GABUAR” mes Ramës dhe Frrokajt që shkruan RD

Publikuar tek: sport, më 09:21 19-03-2018 Arrestimi i kryebashkiakut demokrat, kush është “DARKA E GABUAR” mes Ramës dhe Frrokajt që shkruan RD

Në një dalje televizive kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi u shpreh se arrestimi i kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj është bërë me urdhër të Ramës për t’i hapur rrugë Pjeriun Ndreut të kapë Bashkinë e Lezhës.

Ndërsa në një artikull kjo gazetë shkruan për një “darkë të gabuar”  mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj.

Darka mes Frrokajt dhe Ramës erdhi vetëm një ditë pas protestës së banorëve para godinës ku Rama kishte zgjehur të zhvillonte mbledhjen e qeverisë në Lezhë.

Gjatë një takimi me banorët askohe në Lezhë të kryeministrit ku ishte i pranishëm edhe Frrokaj, ky i fundit i’u referua darkës me Ramën duke e vënë në paralel me atë romanit të Kadare “Darka e Gabuar”. Ndër të tjera Frrokaj i kërkoi Ramës më shumë financime për Lezhën.

“Po i referohem librit të një autori, “Darka e gabuar”, nuk ishte darka e gabuar, isha në kohën e duhur, në vendin e duhur, është kryeministri i vendit tim, pavarësisht pozicioneve politik. Unë do vij në Tiranë në datën 27, bashkë me partinë time”, tha Frrokaj, duke iu referua protestës së opozitës.
Ndërsa Rama iu përgjigj me batutë: “Eja, por vetëm ujësjellësin lere në punë”, këto ishin replikat mes Frrokajt dhe Ramës pak muaj më parë në Lezhë.

Ndërkohë, sipas gazetës Rilindja Demokratike ky është një ndër shkaqet pse kryebashkiaku demokrat është pas hekurave sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nën hetim për mashtrim, flet futbollisti i VLLAZNISË: Unë kam PRONA andej por...
E PAZAKONTË por ndodh në Shkodër, arbitri mbyll ndeshjen 12 minuta para kohe! Ç’bënë lojtarët (ME VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.024209976196289
array(1) { ["section"]=> string(105) "arrestimi-i-kryebashkiakut-demokrat-kush-eshte-darka-e-gabuar-mes-rames-dhe-frrokajt-qe-shkruan-rd-113741" }