Arrestimi i Shullazit, Alibeaj për Tahirin: Po i shtrëngohej laku, shpejt do i vijë radha dhe atij

Publikuar tek: politike, më 16:25 17-04-2016 Arrestimi i Shullazit, Alibeaj për Tahirin: Po i shtrëngohej laku, shpejt do i vijë radha dhe atij

Kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas arrestimit të Emiljano Shullazit, kushëririt dhe shokut të tij.

“Reagimi i Tahirit është veprim i dëshperuar i atij që e ndjen lakun që po i shtrëngohet. Arrestimi i beftë i padronit të tij, e bën çirakun Tahir të flasë përçart pa guxuar tja përmendë njëherë të vetme emrin. Sigurisht e dinë të gjithë, shqiptarët dhe ndeërkombëtarët se Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit.

Tahiri po, ka dorë në gjakun që u ka pirë Shullazi biznesit duke u vënë gjoba dhe tritol. Tahiri ka dorë në lehtësitë e kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pesëfishimin e parcelave me hashash, këtë e dinë shqiptarët e ndërkombëtarët. Nxiton sot të shkëputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkëpunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me një deklaratë të mjerë. Shpejt do i vijë radha dhe atij. Ora po troket për të dhe banditët që po i marrin frymën vendit. Të njëjtin fat do kenë”, shprehet Alibeaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Shullazit, reagon ministri Tahiri: Provuam se askush nuk është mbi ligjin
Berisha: Mili i Partisë Siçiliste pronar i madh pronash në Durrës, Shullazi bashkëpronar te “Vollga” »
Article Logic
Execution time: 0.20192003250122
array(1) { ["section"]=> string(101) "arrestimi-i-shullazit-alibeaj-per-tahirin-po-i-shtrengohej-laku-shpejt-do-i-vije-radha-dhe-atij-37919" }