Arrestimi i Shullazit, reagon ministri Tahiri: Provuam se askush nuk është mbi ligjin

Publikuar tek: politike, më 13:47 17-04-2016 Arrestimi i Shullazit, reagon ministri Tahiri: Provuam se askush nuk është mbi ligjin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë për arrestimin e Emiljano Shullazit dhe akuzave politike të Partisë Demokratike.

Tahiri ka theksuar se PS dhe Edi Rama nuk kanë ndërhyrë në asnjë çast në favor të askujt në garën e zgjedhjeve universitare. Sa i përket arrestimit të Shullazit, ministri i Brendshëm shprehet se ky veprim provoi se nën këtë qeveri s’ka asnjë të mbrojtur nga ligji dhe asnjë mbi ligjin.

Reagimi i plotë i Saimir Tahirit:

Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

Cfare degradimi moral, politik, logjik!

Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s'ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.

Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.

Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne.

Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu: Frika dhe shantazhi i ka zënë përfund të gjithë
Arrestimi i Shullazit, Alibeaj për Tahirin: Po i shtrëngohej laku, shpejt do i vijë radha dhe atij »
Article Logic
Execution time: 0.028528928756714
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrestimi-i-shullazit-reagon-ministri-tahiri-provuam-se-askush-nuk-eshte-mbi-ligjin-37910" }