Arrestimi i Shullazit, Saimir Tahiri: Kam dyshime nëse do kishte ndodhur pa iniciativën tonë

Publikuar tek: politike, më 19:57 25-04-2016 Arrestimi i Shullazit, Saimir Tahiri: Kam dyshime nëse do kishte ndodhur pa iniciativën tonë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka hedhur dyshime nëse arrestimi i Emiljano Shullazit do të kishte ndodhur nëse ai nuk do shoqërohej nga policia për kërcënimin ndaj kandidatit për rektor, Mynyr Konit.

I ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” në News 24, Tahiri ka deklaruar se është prokuroria ajo që duhet t’i përgjigjet pikëpyetjeve për çështjen Shullazit.

“Edhe unë e kam pikëpyetjen nëse Shullazi do të ishte arrestuar nëse nuk do e kishte shoqëruar policia me iniciativën e vet për çështjen e kandidatit për rektor në UT. Por, kjo është një pikëpyetje që duhet t’i përgjigjet prokuroria”, tha Tahiri.

Tahiri ka mohuar që të ketë patur një përplasje mes policisë dhe prokurorisë për çështjen e Shullazit, ndërsa theksoi se FBI nuk kishte asnjë rol në këtë ngjarje.

Më tej për këtë çështje, Tahiri u shpreh: “Ajo që mund t’ju garantoj është se policia e shtetit ka bërë e para atë që i takon në zbatim të ligjit. Ka shtyrë përpara këtë çështje me aq sa i takon. Kjo pikëpyetje është dashakeqësë. Vihet në pikëpyetje policia e shtetit me gjithçka që nuk ka funskionuar më parë. Është bërë e lehtë për t’u sulmuar policia, ndërkohë që policia është kthyer në institucionin më të besueshëm të qytetarëve. Unë mendoj se zgjidhja e problemit nuk vjen nëse ne nuk drejtojmë gishtin te përgjegjësit. Sistemi i drejtësisë është kalbur në themel. Ka një korportatë gati kriminale me gjyqtarë dhe prokurororë dhe këtu nuk shmang policinë, por këto janë dy organet më të pareformuara.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama reagon pas vendimit për “21 janarin”: U mohua pas zvarritjes kriminale
Thirrja për armatosje, Tahiri: Berisha na turpëroi në sy të ndërkombëtarëve, Prokuroria ta marrë në përgjegjësi penale »
Article Logic
Execution time: 0.010147094726562
array(1) { ["section"]=> string(96) "arrestimi-i-shullazit-saimir-tahiri-kam-dyshime-nese-do-kishte-ndodhur-pa-iniciativen-tone-38667" }